Haxhinasto paraqet vizionin dhe prioritetet e METE-s

“Së pari, METE do të vazhdojë të udhëheqë politikat ekonomike dhe tregtare, reformat strukturore dhe ato rregullatore, me synim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit duke inkurajuar prodhimin vendas dhe rritjen e eksporteve shqiptare, rritjen e konkurrueshmërisë, me objektivin final rritjen ekonomike të qëndrueshme të vendit dhe MBI TË GJITHA: hapjen e vendeve të reja të punës për të siguruar punësimin e plotë të shqiptarëve”, tha Haxhinasto.
METE, sipas Haxhinastos, shumë shpejt do të prezantojë një paketë reformash strukturore që synojnë nxitjen e investimeve të huaja dhe ofrimin e garancive për investitorët, ku një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet mbështetjes dhe nxitjes së investimeve në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe në atë minerar.
"Reformat në sektorin e energjisë së rinovueshme synojnë liberalizimin e tregut, nxitjen e investimeve, diversifikimin e burimeve, një sistem fiskal nxitës për këtë aktivitet, rritje të konkurencës dhe integim rajonal në sektorin e energjisë", theksoi Haxhinasto.
Duke vlerësuar projektin e TAP-it si mjaft të rëndësishëm, Haxhinasto tha se po punohet me intensitet për të arritur marrëveshjen me vendet nga ku kalon TAP-i.
Ai pohoi se rritja e konkurueshmërisë së prodhimeve të vendit është në rrugë të mbarë, ndërsa mori angazhimin për të ndërmarrë një rol aktiv për promovimin dhe mbrojtjen e tyre.
"Do të bëjmë të mundur identifikimin dhe promovimin e vendeve atraktive për investime të huaja", tha Haxhinasto ndërsa shtoi se investimet e huaja në vend llogariten rreth 1 miliard euro dhe se reformat kanë qënë në rrugë të drejtë.
2012-07-18 14:55