E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Takimi Jahjaga-Nikoliq, historik

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur historik takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij serb, Tomisllav Nikoliq.

“Sot në Bruksel, histori e vërtetë!”, ka thënë Berisha në postimin e tij në Facebook.

Ky takim, sipas tij, ishte edhe njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Kryetarja e shtetit te pavarur, Presidentja e Republikës se Kosovës Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE-së me presidentin e Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliq në prani të Përfaqësuese së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve te tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Berisha. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›