E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinaku: Jahjaga-Nikoliq në mbështetje të maskarallëkut

Lëvizja për Bashkim që në vitin 2010 ka dalë me platformë përmes së cilës çështjen shqiptaro-serbe e ka trajtuar si çështje politike e cila mund të zgjidhet vetëm përmes bisedimeve politike. Por, sipas kreut te kësaj lëvizje, Avni Klinaku, takimi i sotëm Jahjaga-Nikoliq, ishte takim mbështetës i maskarallëqeve ndërmjet kryeministrit kosovarë dhe atij serbë.

“ Jahjaga - Nikoliq u takuan për ta mbështetur maskarallëkun që do ta bëjnë kryeministrat në ditët në vazhdim”, është shprehur në rrjetin social facbook, lideri i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Ndryshe kjo lëvizje,edhe ditëve të fundit i ka dhenë mbështetje dialogut me Serbinë, por kanë kërkuar që në bisedime të përfshihet edhe çështjen e Luginës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›