E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Takimi me Atin e Shenjtë, bekim hyjnor për fitoren e 23 Qershorit

19-03-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar takimin e tij me Papa Francesku, si një bekim hyjnor për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.
Në një prononcim për mediat nga Vatikani, kryeministri Berisha theksoi se takimet me Atin e Shenjtë janë një koincidencë fatlume në karrierën e tij politike, pasi që prej vitit ’92 e ka takuar Papën rastësisht përpara çdo fitoreje elektorale.
“Që nga viti ’92 e gjer më sot, para çdo fitoreje elektorale, unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II tek Papa Francesko I, çka është në mënyrë të pamohueshme një bekim hyjnor për fitoren e ardhshme, për të mos thënë që edhe qielli vegoi. Por të ecim të sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores së bekuar nga Ati i Shenjtë” tha kryeministri.
Gjithashtu shefi i qeverisë e ka cilësuar si ditë historike inagurimin e Papës Francesko sot në Vatikan.
“Ditë historike për Romën dhe botën. Papa Francesko i dha meshën e tij madhështore, e ndjekur mbi 1 milionë besimtarë të ardhur nga mbarë bota dhe shumë prej tyre nga Shqipëria, në prani të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të  130 vendeve. Papa Francesko i ka zgjedhur të jetë papa i dhembshurisë njerëzore, i përkujdesjes për ata që janë në nevojë e të varfër. Pata rastin të shtrëngoj dorën shumë miqësisht dhe t’i uroj sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor në udhëheqje të Kishës Katolike botërore, por edhe ta ftoj të vijë në Shqipëri si një mik i madh e i shquar i popullit shqiptar” ka theksuar kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›