E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maroni zëvendëson Bossin: Italia mund të lërë Euron

Itali- Parta e djathtë Liga e Veriut në Itali ka zgjedhur ish-ministrin e Brendshëm Roberto Maroni si udhëheqësin e saj të ri duke zevendësuar personin që u përshi në skandale Umberto Bossin.

Zoti Maroni u zotua për të pastruar partinë pas një seri skandalesh korrupsioni të cilat bënë që popullariteti i kësaj force politike të binte djeshëm. Liga e Veriut është partia më e madhe opozitare në parlamentin italian.

Ajo shpreson t’i bëjë opozitë programit të reformave të kryeministrit Mario Monti dhe të fitojë votat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Partia ka kërkuar më shumë autonomi për Italinë e Veriut e cila sipas tyre subvencionon Jugut e varfër vendit.

Ajo është e njohur gjithashtu për politikat antiemigracion. Zoti Maroni ka ‘pilotuar’ masa të ashpra antiemigracion kur ishte ministër i Brendshëm gjatë koalicionit të Lidhjes me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve në Milano zoti Maroni pranoi se skandalet e korrupsionit e kishin goditur fort partinë. ‘Ne kemi kaluar disa momente të vështira dhe nuk do të jetë e lehtë për të rifituar sërish mbështetjen e atyre që nuk votojnë më për ne pasi thonë se jemi si çdo parti tjetër’- tha Maroni.

Ai e krahasoi Italinë e Jugut me Greqinë duke thënë se kishte marrë herë pas herë kredi nga Veriu i pasur. ‘Është koha tu thuhet mjaft tani’- tha Maroni.

Maroni po ashtu ngriti mundësinë e largimit vullnetar të Italisë nga Euro. Themeluesi i partisë Umberto Bossi u detyrua të japë dorëheqjen si kreu i saj pasi u akuzua për keqpërdorimin e subvencioneve publike për të paguar gjallërimin për veten dhe familjen e tij.

Dy djemtë  tij Riccardo dhe Renzo janë gjithashtu të dyshuar për shpërdorim të fondeve publike, madje Renzo edhe për një diplomë të dyshimtë shqiptare. Akuzat kanë dëmtuar partinë e cila kishte një reputacion të vetëdeklaruar për ndershmëri dhe apelonte të nsaleshin partitë italiane të zhytura në skandale korruptive.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›