BQE: Grekët të fokusohen tek reformat
Athinë- Greqia nuk duhet të humbasë kohë duke u përpjekur për të rinegociuar kreditimin e saj të jashtëm por të përqëndrohet në reformat brenda vendit. Kështu tha të hënën hartuesi i politikave evropiane të Bankës Qëndrore Joerg Assmussen.
Komentet e Asmussen sinjalizuan mesazhin e ashpër të të ashtuquajturës ‘Trojka’, BE, BQE dhe FMN, që këtë javë do zhvillojnë bisedime në Greqi ku një qeveri e re e udhëhequr nga konservatorë ka premtuar se do të rregullojë kushtet e papëlqyeshme në marrëveshjen me ndërkombëtarët.
‘Prioriteti i parë për qeverinë e re greke është të çojë programin sërish në shina… Qeveria e re greke nuk duhet të humbasë kohën e çmuar në kërkim për të shmangur apo lehtësuar programin’- tha ai.
Disa ditë pas marrjes së detyrës, kryeministri Antonis Samaras paraqiti disa kërkesa për ndryshime në planin 130 miliardë eurosh mbi një ekonomi që po shënon vitin e pestë në recesion.
Por Asmussen, dikur një këshilltar i afërt i kancelares gjermane Angela Merkel, ka paralajmëruar qëndrimin kundër përpjekjeve për të ndryshuar marrëveshjen e cila pritet të sjellë borxhin e Greqisë në një nivel të qëndrueshëm deri në vitin 2020.
Asmussen i tha në fundjavë një gazete greke se huadhënësit e Greqisë ishin të gatshëm të permisonin diçka në program por jo në mënyrë drastike. Komentet e tij erdhën si një dush i ftohtë mbi shpresat geke që shpërthyen pas samitit të BE-së, ku u mendua se vendi mund të përfitonte lëshime të ngjashme me ato që iu dhanë Spanjës dhe Italisë veçanërisht në rikapitalizimin direkt të bankave nga fondet e shpëtimit të BE-së.
Asmussen tha gjithashtu se ishte e rëndësishme që të gjitha vendet të marrin suport financiar, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Qipro, për të implementuar programet e tyre rigoroze për të fituar sërish besimin e investitorëve.
Dorina Bilbili/IDEA/