E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, Topalli: Ska më kohë, Wollfarth: Lini interesat partiake

Tiranë- Në 10-vjetorin e Kodit të Praktikës së mirë për çështjet zgjedhore, në një aktivitet dy ditor që po mbahet në Tiranë kryeparlamentarja Topalli duke vlerësuar bashkëpunimin me Komisionin e Venecias dhe ODIHR tha se reforma zgjedhore duhet të përfundojë pasi shqiptarëve sduhet ti mohohet më statusi në BE.

Bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin e Venecias Ne kemi çfarë të marrim nga vlerat evropiane dhe do të japim për sistemine vlerave që mbron dhe promovon Këshilli i Evropës. Në Tiranë sot do ti dedikojmë kohën dhe atributin të duhur dokumenteve të Këshillit të Evropës. Dokumenti i praktikave të mira elektorale është nëj dokument fondamental që i drejtohemi, Kushtetuta e ZgjedhjveIntegriteti i zgjedhjeve nuk merret fala 10-vjetori i këtij dokuemnti, Shqipëria ka arritur progres në realitetin legjislativ dhe jetën elektorale në vend. Këtë dokument e shohim si yll polar, në frymë dhe në gërmë kodin e praktiva të Venecias dhe rekomandimet e ODIHR-it- tha Topalli.

Zonja Topalli u bëri ftesë aktorëve politikë që ta përmbyllin sa më shpejt reformën zgjedhore dhe heqjen e imuniteti për zyrtarët e lartë.

Në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe, tani ska më kohë për të humbur dhe duhet mbyllur. Ftoj njerëzisht që ajo çka mbetur të përfundohet shpejt, sesioni po shkon drejt mbylljes. Imuniteti duhe të mbyllet shpejt. Maxhoranca është e gatshem për cilën do rrugë që opozita të plotësohet. Është koha për veprim, është koha tani, shqiptarët duan statusinjam besim plotë dhe ky takim flet për këtë-shtoi Topalli.

Ndëkrohë kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth tha se zgjedhjet e lria dhe të ndershme i japin legjitimitetin shoqërisë.

Kodi është kyç për zgjedhjet e drejta,..veçori për demokracitë moderne. Vija e finishit është afër por vetëm për ata me vullnet politik. Çdo reformë duhet të kërkojë konsensus dhe ti rezistojë kohës. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i japin shoqërisë legjitimitetin. Përfundimi në kohë i reformës nevojitet që të bëhet në mënyrë të efektshme. Udhëheqësit ti lënë interesat partiake dhe të kenë besimin e qytetarëv shqiptarë- tha Wollfarth.

Përmbyllja e Reformës Zgjedhore në kohë është një ndër pikat kyçe që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë për marrjen e statusit në vjeshtën e këtij viti.

Me temë: Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore aktiviteti ëhstë organziaur nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të Presidencës shqiptare të KiE-së.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›