Berisha: Taksa e ulët mban shtetin në këmbë, Rama do "Republikë bananesh"
SHIJAK- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Shijak, shprehu mirënjohjen që banorët i kanë dhënë ndër vite PD-së. Kryeminitri përmendi disa nga arritjet e qeverisë theksoi se Shqipëria falë reformave ishte i vetmi vend që nuk ra në recension.
“Këto vite ne së bashku kemi shkruar dis nga kapituj më të mirë të historisë tonë kombëtare, u bëmë anëtarë të NATO, firmosëm kontratën me BE, marrëveshjen e stabilizim associmit, merituam heqjen e vizave, rekomandimin për statusin e kandidatit. Këto vite me punën, mundin dhe djersën tuaj, përkushtim e madh, ne ja dolëm ta nxjerrim Shqipërinë nga balta, kemi asfaltuar mbi 10 mijë km rrugë, kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla, kemi rritur dhe dyfishuar pensionet në fshat, Kemi rritur rrogat e mësuesve mjekeve dhe infermierë” tha ndër te tjera Berisha.
“Këto vite kemi bërë gjithçka për një shtetësi moderne, nuk është arritur më e mira, por dua tu jap këtu 3-4 të dhëna që bëjnë krenar cdo grua, burrë dhe të ri. Sepse sot, fëmijët e porsalindur kanë të njëjtin shans jetese që kanë në vendet e zhvilluara të Evropës, ndërkohë që vetëm pak vite me parë këto shanse ishin dy herë më të ulëta, sepse nënat tona shtatzëna sot kanë një jetë më të sigurtë nga lindja sesa gratë në shumë vende të zhvilluara. Sot ne burrat dhe gratë e këtij vendit. Kemi jetëgjatësinë nga lindja më të madhe se 9 vende të zhvilluara të BE”, shtoi Berisha.
Berisha komentoi edhe deklaratat më të fundit që kreu i opozitës Edi Rama bëri në takimin elektoral në Labinot.
Alternativa tjetër kush është. Rama ka një javë që bën betejë me rrugët. Por, kur rrugët i mbesin në fyt tha sot në Labinot rrugën duhen, por duhet ti shërbejnë prodhimit. Ai quajti rrugën Arbrit, rrugën e asgjëkundit. Ai në dy muaj është zotuar sot në Peshkopi për ti mashtruar për rrugën e Arbrit, do ndërtojmë rrugë ku kalon tregu. Mësoje zotëri, tregu kalon aty ku kalon cdo shqiptar”, tha Berisha.
Berisha u ndal edhe tek debati i taksave, teksa nënvizoi se taksa që propozon mazhoranca mban shtetin në këmbë, ndërkohë që sipas tij taksa që propozimi i Partia Socialiste falimenton biznesin. Kryeministri Berisha tha se 'premtimi i Ramës për heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë do ta kthejë Shqipërinë në një Republikë bananesh, duke mos prodhuar asgjë vetë’.
“Dy alternativa janë para, ju them ju asgjë nuk ndikon mirëqenien tuaj sesa politikan e qeverisë. Ato janë dy alternativa. Alternativa e taksave të ulëta. Në këtë alternativë cdo njeri i paguan shteti 1/10 e fitimit. Ajo përdoret për rrugë, shkolla, spitale, rroga etj, për të mbajtur një shtet në këmbë. Kjo taksë, ekziston në librat e shenjte, sepse ai që merr 10 paguan vetëm 1, ai që merr 1 mijë paguan 100. kjo është taksë e drejtë. Taksa tjetër, ju jeni të ri, është e këtë tani, por gjyshërit tuaj e dinë mirë që kur erdhi regjimi komunist vendosi taksën progresive. Për fermerët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë këto ditë zoti Rama kalon nga një takim në tjetrin duke u zotuar se do heqë TVSH për 5 produkte ushqimore bazë. Kjo është tu godasësh fermerëve ne zemrën . Thotë do heq TVSH për miellin, cfarë do thotë kjo, kjo do thotë të gjitha fabrikat e miellit të falimentojnë”, theksoi Berisha.
“Pjesa tjetër e alternativës së tij, nuk ja vlen të merremi le ta lëmë në autobus, ne të ecim përpara. Një burrë që fyen një tjetër për vitet e moshës nuk ja vlen të merrmi me të”, përfundoi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)