E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët marrin gjakun e foshnjes së Florije Pecit, për të analizuar ADN-në

florie-peciTiranë- Një ditë pasi ka ardhur në jetë foshnja e Florije Pecit, njërës prej të aksidentuarave të tragjedisë së Himarës, sot nga organi i prokurorisë foshnja i është nënshtruar marrjes së gjakut për llogari të hetimit që po zhvillohet për gjetjen e atësisë së bebes.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës bënë të ditur për IDEA-n se kampioni i gjakut të foshnjës është marrë gjatë paradites dhe analizat në tërësi do të bëhen pranë maternitetit të kryeqytetit, për të përcaktuar jo vetëm grupin e gjakut, por edhe AND-në e tij.

Më pas analizat do të dërgohen edhe për organet e prokurorisë austriake, për të bërë verifikimet e mundshme nëse AND-ja e gjakut të foshnjes së Florije Pecit përputhet me atë të ndonjë mjeku apo punonjësi personeli të spitalit të Gjenevës, ku Florija ka qenë e shtruar për kurim pas aksidentit të majit të vitit të kaluar në Himarë.

Vazja e Florije Pecit erdhi në jetë mbrëmjen e djeshme në maternitetin e Tiranës. Mësohet se 22-vjecarja ka kryer një lindje në kushte normale.

Florije Peci, mori plagë të rënda në aksidentin tragjik të majit të vitit të kaluar në Himarë ku humbën jetën shumë studente të Universitetit të Elbasanit dhe për shkak të plagëve të marra u dërgua për kurim në Austri.

Por sipas familjarëve të saj të cilët bënë kallëzimin në polici disa muaj më parë, kur Florija ishte gati 5-muajsh shtatzanë, thanë se gjatë kohës që Florija ka qenë në koma, me të është abuzuar seksualisht dhe ajo ka mbetur shtatzënë.

Aksidenti i 21 majit të vitit të kaluar shkaktoi 13 viktima, mes tyre 11 studente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›