Ushtari amerikan Chris Beck ndryshon gjininë!
SHBA- Një ushtar amerikan i forcave speciale Navy Seal ka befasuar opinionin publik me deklaratën e tij ku pohonte se donte të kthehej në femër! Madje për këtë kishte filluar edhe një terapi për marrjen e hormoneve femër! Duket se për të ky është misioni i tij më pak i rrezikshëm se të gjitha misionet e tjera.
Ushtari ka marrë pjesë në misionin e famshëm të Abotabadit në Pakistan, ku u vra ish-kreu i al Kaidas, Osama Bin Laden.
Chris Beck, dikur pjesë e forcave elitë të ushtrisë amerikane, Team Seal Six, deklaroi se tani nuk është më “ai”, por është “ajo”, me emrin Kristen Beck. Ky vendim i tij për të qenë “ajo” vjen pas 20 vjetëve shërbim dhe trajnim për t’u shndërruar në një vrasës gjakftohtë në radhët e ushtrisë amerikane.
Beck planifikon t’i shkojë misionit të tij deri në fund duke iu nënshtruar edhe operacionit të shndërrimit të organeve seksuale. Por se çfarë e ka shtyrë ushtarin amerikan të ndryshojë gjininë ngelet akoma një mister!
(a.h/BalkanWeb)