E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Procesi kundër Limajt, i politizuar

PRISHTINE- Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se procesi ndaj deputetit dhe ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, është i politizuar. Në lidhje me konfirmimin e aktakuzës për 10 ushtarë të UÇK-së, Krasniqi shpreson që gjykimi të shkon si duhet.

“Shpresoj që në fund vendimi i gjykatës do të jetë mbi bazën e ligjeve, fakteve, mbi bazën e dëshmive, jo mbi bazën e dëshirave të personave qoftë të brendshëm apo të jashtëm”, ka thënë ai.

Krasniqi ka folur edhe për sistemin e drejtësisë që sipas tij ai dëshiron që të duket me real dhe jo i politizuar.
“Sistemi i drejtësisë është i ndarë. Realisht sistemi i drejtësisë së Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe si duket vazhdon të jetë mjaft i politizuar. Në kontinuitet në të gjitha pozitat që i kam pasur dhe në pozitën që kam, kam kërkuar nga politika që mos të ndërhyjë në çështjet e sistemit të drejtësisë”, ka thënë ai.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›