Berisha: Te fuqizohet ligji per mbrojtjen e te dhenave personale Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka kerkuar dje qe te behen disa ndryshime ne ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e qeverise, kryeministri ka shprehur keqardhjen per abuzimin mediatik me jeten private, kryesisht te njerezve ne fushen e artit, ndaj ka theksuar se "mbrojtja e te dhenave personale eshte nje obligim madhor ligjor ne shoqerite e lira". Per te parandaluar keto abuzime, kryeministri ka kerkuar fuqizimin e ligjit dhe po te jete nevoja edhe nderhyrje ligjore ne Kodin Penal per mbrojtjen e privatesise dhe dinjitetit njerezor. "Per fat te keq, - tha kryeministri - ne kete vend dalin ne pazar edhe dosjet me sekrete te atyre qe jane nen hetim apo gjykim, te cilat perbejne edhe nje demtim te rende te procesit, dalin edhe dokumente te tjera. Konstatoj me keqardhje shume te thelle se ne menyre te vecante abuzohet me jeten e artisteve, shkrimtareve, e cila eshte objekt i nje agresioni te pameshire mediatik". Duke u ndalur te shtypi, kryeministri tha se pothuajse i tere shtypi ne masen 80 per qind, bazohet absolutisht mbi scoop-in dhe jo ndodhine reale. "Perdoret scoop-i mediatik per te gjetur hapesira me te medha tregu dhe per te lenduar ne menyren me te papranueshme, kryesisht kengetaret e artistet, me se fundi, edhe meshkujt, e me pas, edhe te tjere. Qemtohet e hulumtohet me nje pasion patologjik mbi te dhenat personale private dhe jeten private te tjetrit. Une gjykoj se ne kete drejtim, ligji duhet te rreptesohet. Gjykoj se eshte e domosdoshme te nderhyhet edhe ne Kodin Penal, ne interesin me maksimal te mbrojtjes se privatesise", eshte shprehur kreu i qeverise. Kryeministri tha se ne cdo vend te botes s'ka tabloide te cilat merren me artistet dhe jeten e tyre, por ne Shqiperi, ne fundjave, mediat shqiptare jane te mbushura me shpifje, trillime, imagjinata nga me vulgaret, per kengetaret e artiste, si ne asnje vend tjeter. "Mendoj se duhet nje mbrojtje ligjore ndaj dinjitetit dhe personalitetit te artisteve, shkrimtareve, njerezve tane te artit, pasi e verteta eshte se keta jane me se shumti objekt i nje agresioni te vertete mediatik. Le ta konsiderojme kete vetem nje hap te pare, ne rrugen e perpjekjet per te garantuar nje mbrojtje te merituar ndaj jetes private te qytetareve shqiptare. Me e bukura eshte se ndodh - c'ndodh ne boten e gazetarise nuk gjen nje shkrim per ta, pasi per njeri-tjetrin nuk bejne, per te tjeret bejne suplemente. Natyrisht, ketu nuk e kam fjalen per politiken", ka deklaruar kryeministri.