Rama: Krimi u rrit nga papunesia Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar dje strukturat e shtetit per rritjen e krimit ne vend dhe qeverine, per numrin e te papuneve. Ne mbledhjen e grupit parlamentar, Rama ka publikuar nje tabele ku jepeshin shifrat e numrit te te papuneve ne vite. Sipas kreut te PS-se, kjo eshte prova se deklaratat e PS-se per nje milion te papune, kane qene reale. "Rritja e forcave te punes dhe renia e numrit te te punesuarve ne 10 vjet, eshte dramatike. Kryeministri nuk rresht se akuzuari opoziten, si genjeshtare, sepse prej vitit te shkuar, ne themi se ne Shqiperi ka nje milion te papune. Le ta shohin te gjithe shqiptaret tabelen e te dhenave nga Banka e Shqiperise, ku del qarte si drita e diellit se kush genjen", u shpreh dje kreu i PS-se. Sipas tij, numri i madh i te papuneve vjen nga mosangazhimi i qeverise. "Shqiperia ka 1 milion te papune, sepse shqiptaret kane nje qeveri qe nuk punon per mireqenien e tyre, sepse eshte e paafte, sepse eshte e paditur, sepse eshte e korruptuar deri ne thonj. E ne nje vend ku forcat e punes jane 2 166 000 e te punesuarit vetem 917 000, s'ka sesi te mos rriten perdite shifrat e kriminalitetit", tha dje kreu i selise roze, Edi Rama. Kreu i selise roze ka theksuar se programi i PS-se ka nje zgjidhje per situaten, duke luftuar, sic tha ai, balle per balle me krimin, por edhe me shkaqet e tij. "Programi yne synon goditjen frontale te krimit, duke prere njekohesisht rrenjet qe e ushqejne pemen e tij perdite edhe me hijerende. Ne do t'i japim shqiptareve ne dore nje platforme te detajuar te luftes qe do t'i hapim krimit dhe shkaqeve te krimit, qysh diten e pare te qeverisjes sone", u shpreh kreu i PS-se. Sipas Rames, situata aktuale eshte e papranueshme dhe institucionet duhet te marrin masa. "Jetojme ne nje vend qe tronditet perdite nga vrasjet, eksplozivet dhe nga grabitjet me arme ne dore. Vrasin bandat kriminale, por vrasin edhe te rinjte e deshperuar ne rrugen e grabitjeve per t'i mbijetuar varferise dhe papunesise", tha Rama. Ne fjalen e kreut te PS-se para deputeteve nuk kane munguar dhe akuzat per drejtuesit e uniformave blu. "Ne krye te policise qendrojne xhagajdure me imunitet kryeministror, qe shperdorojne detyren per perfitime krejt personale. Qe kontrollojne me uniforme dhe radio policie rruget e kontrabandes se droges dhe te naftes. Qe bashkepunojne me krimin ne nje simbioze monstruoze dhe pastaj, i kthejne pushket popullit qe proteston", tha Rama. Kryesocialisti ka theksuar se sot nuk eshte e pambrojtur vetem jeta, por edhe e ardhmja. "Jeta eshte e pambrojtur, prona eshte e pambrojtur, biznesi eshte i pambrojtur. Me keq akoma, e ardhmja eshte e pambrojtur!", tha kreu i PS-se.