E Diel, 1 Nëntor 2026

I ftohti polar, temperaturat deri -20 gradë në veri, izolohen komunat

TIRANE - Vështirësohet gjithmonë e më shumë situata si pasojë e motit të keq veçanërisht në veri të vendit. Stuhia e erës ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërkohë që në qarkun e Dibrës temperaturat vijojnë mbeten në nivelin -20 gradë celsius.

Në Puke akset Fushë Arrëz-Kukës, Fushë Arrëz-Bajram Curri të bllokuara prej 8 ditësh, ndërsa Pukë-Fushë Arrëz, Pukë-Shkodër, Fushë Arrëz-Mirditë kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë.

Të gjitha fshatrat e bllokuara, ndërsa prej 8 ditësh të bllokuara edhe lagjet periferike të qytetit të Pukës. Nuk dihet fati i dhjetëra familjeve në të gjithë rrethin pasi është shkëputur komunikimi, ndërsa 40 familje kërkojnë ushqime në komunën Blerim.

Probleme edhe me energjinë elektrike në shumë fshatra si pasojë e avarive. Ndërkaq në të gjitha fshatrat e Kukësit dhe në disa lagje të qytetit mungon energjia prej më shumë se 24 orësh.

Akset Morinë-Kalimash dhe Kukës-Krumë të kalueshme me vështirësi. Ndërkaq të bllokuara akset Kukës-Shihtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Peshkopi, si dhe Krumë-Bajram Curri dhe Bajram Curri-Qafë Morinë ku vijon rënia e orteqeve.

Nuk ka asnjë komunikim me komunat. Ka pasur emergjenca shëndetësore, ku ditën e djeshme një grua shtatzëne është transportuar me barrelë në këmbë nga 20 persona nga fshati Orgjoz deri në Kukës.

Situata e renduar rrethi i Tropojës, i cili është totalisht i bllokuar nuk ka asnjë komunikim me Kukësin. Të gjitha komunat e qarkut të Dibrës të izoluara. Aksi kombëtar Peshkopi-Qafe Buall kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë, ndërsa Peshkopi-Librazhd, i bllokuar.

Krerët e komunave bëjnë apel për hapjen e rrugëve kryesore pasi trashësia e deborës ne disa fshatra i kalon 2 metra. Ndërkaq në akset Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Korçë-Liqenas, Korçë-Lozhan kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa në aksin Kapshticë-Kozanë nuk lejohet ende qarkullimi i kamionëve. Komunat Novoselë, Vithkuq, Lekas, Probtisht dhe pika turistike e Dardhës vijojnë të jenë të bllokuara.

Situata e rrugëve në veri
Akset Fushë Arrëz-Kukës,B.Curri-Fushë Arrëz,8 ditë të bllokuara
Akset Pukë- Fushë Arrëz, Pukë-Shkodër, të kalueshme me zinxhirë
Aksi Fushë Arrëz-Mirditë i kalueshëm me zinxhirë
Kukës,aksi Morinë-Kalimash i kalueshëm me vështirësi
Kukës-Krumë e kalueshme me vështirësi edhe me zinxhirë
Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë e bllokuar
Akset Kukës-Shishtavec,Kukës-Bushtricë të bllokuara
Aksi Kukës-Peshkopi vijon të jetë i bllokuar
Aksi Peshkopi-Qafë Buall me vështirësi edhe me zinxhirë
Aksi Peshkopi-Librazhd, vijon të jetë i bllokuar

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›