I ftohti në kryeqytet, gjëndet i pajetë endacaku 35-vjeçar
Tiranë- Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në urën pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytet. I ftohti i acartë dhe konsumimi i alkoolit mendohet se kanë qënë shkaqet që i morën jetën shtetasit Alfred Talka.
Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë sapo kanë parë trupin e pajetë të 35-vjeçarit që dyshohet se është endacak.
Policia ka bëre me dije se viktima është nga Korça, ndërsa ka shtuar se ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së Talkës.
Shkrime të tjera me interes:
- Bulqizë- Acari shkakton viktimën e parë, gjëndet pajetë një 63-vjeçar Bulqizë- Moti i ftohtë ka shënuar edhe viktimën e parë...
- Korçë, gjendet i pajetë në pyll 23 vjeçari Korçë- Trupi i një 23 vjeçari është gjendur i pajetë...
- Prrenjas- Gjëndet i pajetë 57-vjeçari, policia nis hetimet Prrenjas Një 57-vjeçar është gjendur pajetë diten e djeshme në...