E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: T'u njihet shtetesia shqiptare te huajve qe investojne 100 mije euro ne Shqiperi

Kryeministri njoftoi dje ne mbledhjen e qeverise, rishqyrtimin e ligjit "Per shtetesine", me synim vendosjen e standardeve te reja ne trajtimin e kesaj ceshtjeve. Ndryshimet ne kete ligj, tha z.Berisha, synojne njohjen e shtetesise shqiptare me ligj shtetasve te huaj qe investojne 100 mije euro ne Shqiperi, si dhe te gjithe qytetareve me origjine shqiptare, ne perputhje kjo me detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e heqjes se vizave dhe percaktimet ligjore. "Ligji "Per shtetesine" duhet te rishqyrtohet dhe te percaktoje disa standarde te reja. Duke ruajtur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja me Bashkimin Europian per heqjen e vizave, Shqiperia duhet t'u njohe shtetesine shqiptare te gjithe atyre shtetasve te huaj qe kane apo investojne mbi 100 mije euro ne territorin e saj. Kjo eshte nje mase qe i jep nje shkalle me te larte sigurie atyre qe vendosin te zhvillojne e zbatojne projektet ne kete vend, atyre qe duan te blejne vila per te kaluar kohe pushimesh apo tjeter ne Shqiperi", - tha Kryeministri.

Ai vleresoi se ligji duhet te perfshije Dekretin per Shtetesine, i miratuar nga Presidenti ne vitin '94, ta inkorporoje dhe ta perpunoje ate. "Ligji duhet te percaktoje kushtet, ne te cilat ata qe kane investuat 100 mije euro, natyrisht, nuk duhet te kene penalitet, marrin shtetesine shqiptare".

"Ne perputhje me detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e heqjes se vizave, - vijoi z.Berisha, - shtetesine shqiptare duhet ta marrin te gjithe qytetaret me origjine shqiptare, ne perputhje kjo me percaktimet e Dekretit te mesit te vitit 1994". Kryeministri tha se duhet ta ridimensionojme qendrimin dhe ta orientojme kete mase drejt nxitjes se investimeve dhe shtoi: "Deshira per te investuar ne Shqiperi dhe per te pasur shtetesine shqiptare eshte reale. Shume biznesmene ma kane kerkuar, - nuk eshte se nuk eshte dhene apo eshte ndaluar - por tani duhet t'u jepet me ligj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›