E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Te gjitha asetet ne shitje

Qeveria do te nxjerre ne shitje te gjitha asetet e saj publike, pervec disa kategorive qe kryeministri i percaktoi qarte ne nje mbledhje me anetare te kabientit dhe specialiste te ekonomise.
“Ne duhet te kompletojme privatizimin e te gjitha aseteve qe eshte e domosdoshme, me perjashtim te digave, shkollave dhe spitaleve. Te tjerat, te gjitha ne privatizim”, ka deklaruar Berisha. Kryeministri Berisha e argumentoi kete levizje me arritjen e dy rezultateve, shmangien e korrupsionit ne ndermarrjet publike dhe eleiminimin e burokracive. Ajo qe nuk tha direkt kryeministri ishte fakti nese ne kete vendim kane ndikuar apo jo pasojat e krizes ekonomike, qe detyrojne qeverine te shese pronat e saj per te futur sa me shume para ne buxhet. Zoti Berisha e la ta kuptohet kete kur permendi se per cfare do te perdoren parate e privatizimeve. “Vlerat e krijuara nga ky proces do te jene nje mundesi me e madhe e qeverise per te kompensuar pronaret sipas ligjit te parashikuar, por do te jete nje mundesi me e madhe edhe per te realizuar programin e shpallur para qytetareve shqiptare”, ka pohuar Berisha. Kryeministri e cilesoi privatizimin e aseteve publike si proven e administrates dhe te ministrave, vecnaerisht per te shmangur ato qe kreu i qeverise i cilesoi si veprime korruptive per te bllokuar privatizimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›