Berisha: Të gjithë jemi Sebastian, përpara
Nuk kishte si të mungonte as sot me mesazhet e tij në Facebook kryeministri në largim, Sali Berisha. Ai ka sjellë mesazhin e një të ri me emrin Sebastian, i cili thotë se nuk mund ta besojë humbjen e çuditshme të zgjedhjeve, gjë që duket se as Berisha nuk e beson dot. Por, sipas Berishës, duke iu referuar Sebastianit, tashmë ndjen një forcë dhe një energji që nuk e ka pasur më parë.
Të dashur miq, duke ju ndjekur çdo ditë tek mbushni sallat në takimet me kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, më vijnë vetishëm në mendje fjalët e të riut Sebastian Dema, që në mesazhin e tij një javë më parë me shkruan: “Unë jam shumë i ri dhe që nga viti 2005 nuk isha mësuar me humbjen e partisë me të cilën jam lidhur. Por, dua të të them të vërtetën, nuk e di se si, por që nga dita që u mor vesh humbja në mënyrë të çuditshme ndjej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndjerë ndonjëherë për të bërë gjithçka që këta që erdhën në pushtet, ti bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër- Sebastian Dema”.
Pra, duke lexuar fjalët e Sebastianit, sot për ne demokratët nuk mund të ketë koment tjetër veçse: Të gjithë jemi Sebastian! Përpara, shkruan Berisha./b.l