Fushata, Xhelal Mziu dyfishoi numrin e personave me asistencë sociale për të blerë vota
Mazhoranca në largim përdori të gjithë manyrat për të fituar më 23 qershor, duke filluar nga presionet për pushimet nga puna, deri në hapjen e vendeve të punës vetëm për pak muaj.
Një prej këtyre shembujve është Bashkia e Kamzës, e cila udhëhiqet nga ana e Xhelal Mziut. Kjo bashki Brenda gjashtë muajve të fundit ka dyfishuar numrin e personave që marrin asistencë sociale.
Me vendim të kryebashkiakut Mziu, i cili u angazhua fuqishëm në fushatën e kandidatëve të PD-së në këtë zonë, në muajin prill familjet që përfitonin këtë ndihmë ishin 3400, me një fond prej 27.850.000 lekësh të vjetra. Po me vendim të Mziut, ky numër për muajin maj është rritur në 6080 të tilla, ku fondi i vënë në dispozicion për këto familje është 32.473.000 lekë, raporton gazeta Shqip.
Menjëherë pas zgjedhjeve, nga të cilat PD doli humbëse, Bashkia e Kamzës e ka ulur numrin e këtyre familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike deri para 23 qershorit. Në projektvendimin e datës 4 korrik, theksohet se numri i këtyre familjeve nga 6080 bëhet 4300, pra 100 familje më pak se para nisjes së fushatës./b.l