E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngarkon detyrat per festimet e 100 vjetorit

Në kuadër të përgatitjeve për 100 vjetorin e pavarësisë, kryeministri Berisha i ngarkoi ministrit të bujqësisë Genc Ruli një detyrë krejt të veçantë, i cili në këto kohë do të merret pikërisht me përzgjedhjen e 1 mijë deshëve dhe qingjave që do të bëhen kurban më 28 nëntor. Ruli do të përveshë mëngët për të përzgjedhur bagëtitë dhe ushqimin bio, që do të serviret për qytetarët ditën e 100 vjetorit të pavarësisë dhe gjithçka mbetet për t’u parë, nëse ministri i Bujqësisë do të bëjë përzgjedhjen e duhur.

Një tjetër detyrë e rëndësishme është edhe ajo kryebashkiaun Basha i cili në vend të rrugëve do të shtrojë në 28 nëntor një tortë katër tonëshne në pedonalen Murat Topatani.

Kryeministri Berisha zbardhi edhe detaje të festimeve në 27 dhe 28 nëntor. Kështu ceremonia do të nisë në Vlorë në 27 nëntor me një koncert të madh folkloric dhe më pas me një darkë të përbashkët të autoriteteve vendore e qendrore. Paraditen e 28 nëntorit, ceremonia do të nisë ngritjen e flamurit nga presidenti i Republikës Nishani, vendosja e kurorave në varrin e në varrin e Ismail Qemalit. Më pas kreu i shtetit Bujar Nishani do të mbajë fjalimin e rastit në një miting të madh. Më pas festa zhvendoset në Tiranë me vendosjen e kurorave tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Gjatë pasdites në kryeqytet do zhvillohet në paradë e më pas koncerte me muzikë folklorike dhe moderne dhe zërat me presigjoze shqiptare të Europës dhe Botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›