E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku monedha me e qendrueshme ne Ballkan

Leku, edhe pse është monedha e një vendi të vogël, është monedha më e qëndrueshme në Ballkan. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, monedha jonë rezulton të jetë zhvlerësuar ndaj euros në tre vitet e fundit vetëm 11 për qind. Ndërkohë për monedhat e tjera në rajon, nënçmimi ka tejkaluar nivelin e 50 për qind.
Sipas anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadare, kjo qëndrueshmëri i dedikohet fluksit hyrës së monedhës europiane, falë rritjes së investimeve të huaja.

Sipas zotit Kadare, një monedhë e qëndrueshme i bën investitorët e huaj të sigurt.

Një tjetër arsye që ndikon në pozita të forta të lekut është edhe politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka mbajtur inflacionin po aq sa në eurozonë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nivelin me te larte te nencmimit ndaj euros e ka monedha serbe, ku qe prej vitit 2010 është nënçmuar me afro 55 për qind, që është edhe niveli më i lartë i zhvlerësimit në Evropë. Në vendet e Bashkimit Evropian, por që nuk aplikojnë monedhen euro, përqindjen më të ulët të nënçmimit e ka monedha çeke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›