Berisha: Të rinjtë mbështesin PD-në, janë çelësi i fitores së 23 qershorit
TIRANE - Kryeministri Berisha e konsideron votën e të rinjve si çelësin e fitores në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një bashkëbisedim me pedagogë të Universitetit të Tiranës, Berisha tha se të rinjtë mbështesin programin e PD-së, pasi sipas tij, nuk mund të pajtohen me praktikat bllokuese të Ramës.
“Ne jemi fatlumë që në çdo zgjedhje së paku 200 mijë të rinj fitojnë të drejtën e votës. Të rinjtë nuk e njohin diktaturën komuniste dhe nuk i këshilloj fare të lodhen që të bëjnë studime të thelluara mbi të, po sigurisht njohuritë kryesore i kanë dhe ata nuk mund të pranojnë mbrojtjen që PS i bën asaj të shkuare. Çdo i ri që interesohet për proceset integruese do të gjejë se PD është ajo që anëtarësoi vendin NATO, mori liberalizimin e vizave, mori propozimin për status, por u bllokua në mënyrën më të papranueshme me bllokimin e 3 ligjeve. Vendit nuk mund t’i nxjerrësh mur përpara, është jashtë çdo koncepti. Një njeri që ka minimumin e atdhetarizmit s’mund ta bënte kurrë një gjë të tillë”- deklaroi kryeministri.
Shefi i qeverisë ironizoi sërish aleancën PS-LSI, duke thënë se bashkimi i dy partive të majta u ndërmjetësua nga një kontrabandist.
“Në marrëdhëniet e të majtëve me njëri-tjetrin në Shqipëri, mirë bëjnë aleancë, por të marrin për nun një kontrabandist... Po nuk gjen një kumbar tjetër përveç kumbarës së Durrësit. Kjo sigurisht për të rinjtë është shokuese. Të gjitha historitë që tregohen janë 100% të vërteta. Janë të gjithë këta faktorë që bëjnë që të rinjtë shqiptarë të kenë me të drejtë një besim më të madh tek Partia Demokratike”- tha Berisha.
Më tej kryeministri theksoi rëndësinë që të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në votime, duke kërkuar angazhimim maksimal të pedagogëve për t’i nxitur studentët që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor.
“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka, të punojmë me çdonjërin prej tyre që të marrë pjesë në votime. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne se sa ky korpus i madh të marrë pjesë gjerësisht në zgjedhje. Aty është çelësi i fitores. Zgjedhjet i kemi fituar nga të rinjtë. Në këto zgjedhje një element është i rëndësishëm, karta e identitetit. Fushatat elektorale janë gjysmë civile, gjysmë ushtarake, duhet të jenë me disiplinë ushtarake në organizim, sepse për ndryshe nuk ecin. Partitë janë elektorale, por kusht absolut për të fituar është disiplina ushtarake në funksionimin e makinerisë dhe kjo makineri është mekanizmi më themelor i çdo fitoreje. Ai që organizon më mirë dhe që e bën më funksionale makinerinë e tij, ai i fiton zgjedhjet”- u shpreh kryeministri përpara pedagogëve të Universitetit të Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)