E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbaruesi nxjerr nga godina 14 familje, përleshje me policinë, 2 banorë në spital

TIRANË-Një situatë e dhunshme është zhvilluar sot në mesditë në zonën e Tiranës së Re pasi përmbaruesi privat tentoi të nxjerrë jashtë një godine disa familje. Rreth 14 familje janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesin pasi nuk pranuan të lirojnë godinën që e pretendon një familje, se e gëzon me dokumenta origjinale.

"News 24" mëson se 14 familje që banojnë në një objekt tek rruga “Margarita Tutulani”, pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi” janë kundra një personi që pretendon se ka dokumenta mbi objektin që prej vitesh ata jetojnë. 

Sipas banorëve që u nxorrën jashtë nga objekti, pronari që pretendon të marrë godinën, ka falsifikuar dokumentat sepse sipas tyre, është person me pushtet. 

Rreth orëve të mbrëmjes situata u tensionua sërish, kur banorët tentuan të hyjnë me forcë në godinë. Ata u konfrontuan sërish me policinë private që kërkon largimin e tyre përfundimtar, më qëllim që sipas tyre ndërtesa t'i kthehet pronarit të ligjshëm. 

Në konfrontim e sipër, dy prej banorëve kanë shfaqur probleme me shëndetin, ndërsa familjarët kanë lajmëruar autoambulancën për t'i shoqëruar në spital. News 24 ka fokusuar momentin ku njëri prej banorëve humbi ndjenjat, si dhe rastet e ndalimit të disa banorëve të tjerë.

Avokati i banorëve në një prononcim për News 24, deklaroi se është e pafalshme që 75 persona të lihen të kalojnë natën në qiell të hapur.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat edhe 2 banorë të tjerë të banesës, të cilët janë konfrontuar me ta. 

Vetë banorët deklarojnë se do ngenë cadrat në rrugë tashmë u dëbuan nga kjo godinë, ku jetonin që nga viti 1944, pasi nuk kanë se ku të shkojnë.

"News 24" mësoi gjithashtu se brenda apartamenteve të godinës janë ngujuar disa familjarë me fëmijë të mitur, disa prej tyre, nën 1 vjeç. 

Sipas familjeve, policia private shkeli cdo normë të të drejtave të njeriut, ndërsa policia shtetërore qëndroi indiferente përballë kësaj situate. 

2 PERSONA NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE
Ora 20:15- Tensionohet më tej situata në godinën afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’. Banorët kanë tentuar rreth orëve të mbrëmjes të hyjnë me forcë në godinën nga ku i nxorën, por kanë hasur në rezistencën e policisë private.

Në konfrontim e sipër dy persona kanë shfaqur probleme me shëndetin dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë me në spital, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat edhe 2 banorë të banesës, të cilët janë konfrontuar me ta.

POLICIA KËRKON LARGIMIN E MEDIAVE NGA RRETHIMI I GODINËS
Ora 16:20- Me kalimin e orëve përforcohet numri i efektivëve të policisë tek “Petro Nini”. Mësohet se policia i ka kërkuar mediave të largohen nga rrethimi i godinës. Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar mes banorëve që nuk pranojnë të dalin nga banesat e tyre dhe përmbaruesve

BANORËT KALLËZIM PENAL NDAJ PËRMBARUESVE PËR DHUNË
Ora 15:57- Ndërkaq, banorët e nxjerrë nga shtëpitë e tyre tek ‘Petro Nini”, shprehen se do t’i drejtohen prokurorisë për ushtrim dhune. Sipas tyre njëri prej efektivëve ka qëlluar me armë në ajër.

Pranë banorëve në këto momente ndodhen edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit, por sic raporton gazetari ynë Erjon Skëndaj situata paraqitet e tensionuar pasi përmbaruesit kanë tentuar të hynë në bodrum dhe kanë hasur në rezistencën e banorëve. Sipas banorëve, personi që pretendon pronën e ka falsifikuar atë. 

DEPUTETET E PS NE MBROJTJE TE BANOREVE
Ora 14:00- Deputetë të Partisë Socialiste si Sajmir Tahiri, Shegushe Ligori, Besnik Bare, etj, kanë debatuar me policinë mbi ngjarjen.
“Jemi këtu 5 deputetë, jepni llogari çfarë po u bëni banorëve”, iu drejtua Tahiri, zëvëndësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Tahiri dhe Breçani kanë debatuar ashpër mes tyre.

PRONARI
“E kam blerë pronën me flori në vitin 1947”, u shpreh personi që pretendon se është pronar i godinës. Duke tundur dokumentat, ai thotë se godina i përket familjes së tij”, mëson News24.

BANORET
“Prej 80 vitesh banojmë në këtë godinë dhe i bëjmë të ditur opinionin publik sepse godina është ndërtuar nga italianët. Marinarë italianë e kanë ndërtuar godinën për funksione të italianëve, dhe pasi ata u larguan, u vendosën familjet tona. Deri para pak vitesh nuk e dinim që kjo godinë paska një pronar. Zotëria që pretendon të marrë banesat tona ka qenë funksionar në Gjykatën e Lartë dhe ka pasur mundësinë të manipulojë dokumenta në interes të tij”, thanë banorët për News24.

ME FOSHNJE NGUJIM NË GODINË
Ashtu sic vërehet nga fotoja, është një banore e godinës 3-katëshe nga personat, që ka kërkuar të hynte brenda sepse kishte foshnjen në apartament dhe policia private nuk po e lejonte. Ka qenë një moment i tensionuar, derisa gruaja hyri brenda në apartament për t’u bashkuar me foshnjën disa muajsh. Gruaja vendosi të mos dalë më jashtë godinës.

(d.b/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga përleshja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›