Berisha: Të shkarkohet Spahiu nga KLD, po punon me Topin e Ramën
TIRANË- Kryeministri Berisha deklaroi sot se grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet t'i paraqesë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu nga posti i tij. Kjo kërkesë sipas kryeministrit të vendit vjen pas abuzimit që ky i fundit bën me ligjin dhe institucionet e drejtësisë.
“Grupi parlamentar i PD-së ka marrë një vendim, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së. E vërteta është se kjo parti, e nënkryetarit të KLD-së është parti direkte e Kryetarit të KLD-së (Topit), i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit i ka lejuar vetes që institucionet që iu besuana në përputhje me kushtetutën, të përdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa strikte, partiake por do të thosha... duke dhunuar rëndë këto institucione”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha e akuzoi numrin dy të KLD-së se është sharlatan që ka vendosur tek ai institucion, standarte të dyfishta, duke shndërruar institucionet në paticka. “Emrin e ka Kreshnik, po është nje liliput i pavlerë”, ironizoi më tej kryeministri.
Kreu i qeverisë shkoi më tej, duke folur për një lidhje mes të ashtuquajturës parti të Presidentit Topi dhe numrit dy të KLD-së Kreshnik Spahiu me Edi Ramën.
“Nuk mund të lejojmë që dy institucionet më të depolitizuara të vendit të shndërrohen në paticka pse do Edi Rama, se Edi Rama është 100% i sigurtë që këto zgjedhje si fiton dot. (qesh) Se Edi Rama thotë se po të këndoj unë himnin e kreshnikut do ta dëgjojnë edhe më shumë”, tha Berisha më tej.
(m.Arapi/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 janari, Berisha Do ketë hetim për organizatorët 'Spahiu’, Rama: Kërcënimet e Berishës si të Mubarak