Vlorë, vritet një 52-vjecar për hakmarrje
VLORE-Një 52-vjecar është vrarë me armë zjarri në Selenicë të Vlorës mesnatën e së dielës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Policia e Vlorës bën të ditur se viktima quhet Nure (Agim) Xhaferraj, 52 vjec nga Selenica, 30 km në lindje të Vlorës.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur sot se Nure(Agim) Xhaferraj është qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në qytetin e minatorëve dhe ka ndërruar jetë menjëherë. Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje, pasi viktima dhe familjarët e tij qysh prej vitit 1998, janë në konflikt me përfaqësues të një familjeje tjetër në këtë qytet, çka është shoqëruar respektivisht me katër vrasje të ndodhura në vitet 1998, 2002, 2004 dhe 2011.
Pak muaj më parë, në datën 26 shtator 2011, rreth orës 12.30 në qytezën e Selenicës u tentua të vritej me armë zjarri një tjetër pjesëtar i familjes Xhaferraj, për të cilën policia arrestoi si të dyshuar dy të rinj, Altin Aliaj dhe Armando Shakaj, ndaj të cilëve gjykata vendosi më pas masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Policia ka shoqëruar deri tani gjashtë persona, mes të cilëve pjesëtarë të familjes Llanaj, e përfshirë në konfliktin disavjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, që dyshohet të jetë autor i vrasjes.
(d.b/BalkanWeb)