Skoci, Mafia shqiptare më e egra në mesin e bandave
SKOCI-Janë rreth 25 grupe kriminale të huaja që operojnë në Skoci, bëjnë të ditur të dhënat e FBI, por detektivët konfirmojnë se janë të shqetësuar për ardhjen e kriminelëve ultra të dhunshëm nga mafia shqiptare, shkruan sot Daily Record.
"Gangsterët e Ballkanit kanë mbërritur deri në Skoci nëpërmjet trafikut të drogës", bën të ditur Agjencia Kundër Krimit dhe Drogës në Skoci.
"Madje lufta e ashpër për fitimin e ‘territoreve’ mes bandave të huaja, si ato shqiptare dhe atyre vendase është bërë tejet e egër, dhe paraqet kërcënim shumë të madh."
Shefi i dedektivëve, Stephen Whitelock tha: “Shqiptarët janë këtu tani. Disa individë janë të njohur për dhunën ekstreme që ata kryejnë. Dihet që grupet shqiptare janë të përfshira në trafiqet e armëve, drogës si dhe prostitucionit”.
Bandat e huaja të gangsterëve përbëjnë rreth 10 për qind të grupeve kriminale që veprojnë në veri të Skocisë. Policia ka identifikuar 267 grupe kriminale, ku 25 prej tyre përbëhen nga të huajt.
Nacionalitete të huaja përvec shqiptarëve janë kinezët që fshihet pas kultivimit ilegal të lëndëve narkotike si dhe cekët në kontrabandën e njerëzve.
"Por shqiptarët në vecanti konsiderohen më të ligjtë, pasi kanë një të shkuar ushtarake dhe një histori të dhunshme”, shprehet policia skoceze.
(pershtati d.bonollari/BalkanWeb)