Berisha: Të shkatërrohen të gjithë bunkerët e Enver Hoxhës
Bunkerëve të ndërtuar gjatë regjimit komunist dalëngadalë do tu mbetet vetëm emri. Qeveria vendosi sot që të nisë sa më parë procesi i çbunkerizmit të vendit. Kryeministri Berisha kërkoi nisjen e procesit të çbunkerizmit në të gjithë vendin. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit të qartë të bazës ligjore do tu ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit. Shqipëria komuniste konsiderohej e rrethuar nga një koalicion armiqsh që kishin si synim pushtimin e saj. Në masat që u morën atë kohë ishte dhe bunkerizimi total i vendit, për të cilët u shpenzuan shuma të konsiderueshme parash.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha se në kuadër të ndihmës që Shqipëria do të japë për popullin libian, kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të përgatiten ekipe shëndetësore, me specialistet përkatës për tu dërguar në këtë vend.