E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dija kushton 12 mijë euro

Share

Ndaj dy personave ka nisur procedimi penal për shkak se ofronin diploma universitare për persona pa arsimin përkatës. Siç bën me dije News 24, dy persona janë arrestuar pas hetimeve 6 mujore. Ata ofronin diploma të një universiteti privat përkundrejt shumës 12 mijë euro. Të proceduarit janë Hajrie Hanelli, 60 vjeç dhe Vani Nicka, 74 vjeç. Mendohet se ata kanë pajisur me diplomat e universitetit privat mbi 10 persona. Natyrisht degët e preferuara ishin juridik dhe ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›