Shakira do na kushtojë 5 milion euro?
Gazeta Shqiptarja.com, e cila ka raportuar e para se këngëtarja kolumbiane, Shakira, pritet të vijë në Tiranë për të kënduar për 100-vjetorin e pavarësisë, mund të na kushtojë 5 milion euro. Kjo shumë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojë për të dëgjuar këngëtaren e njohur. Zyrtarisht nuk ka asgjë të konfirmuar, por gazeta i referohet burimeve të saj.
Natyrisht shumëkush mendon se kjo është një shifër e çmendur, po të imagjinosh se kjo qeveri nuk po u afron asgjë shqiptarëve në 100 vjetorin e pavarësisë përveç ahengut. Nuk kemi as stadium dhe as parlament të ri. Por nëse vërtet mendoni se është një shifër e çmendur kujtoni se mitingu festiv për 8 dhjetorin 2009 na pati kushtuar plot 1 milion euro. Në media u publikuan të dhëna konkrete për këtë shpenzim. Po ashtu edhe dita e festimeve të Berishës për hyrjen në NATO na ka kushtuar plot 1 milion euro.