E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti TAP Berisha Do te permbushim cdo detyrim te marreveshjeve

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, gazetarit nga Azerbajxhani, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka shprehur dhe njëherë bindjen se vendi ynë është gatshëm dhe predispozuar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.  “Para dhe gjatë krizës ne ndërmorëm disa reforma shumë të rëndësishme dhe të nevojshme. Ne u bëmë vendi i parë në rajon që aplikoi taksën e sheshtë të 10 për qindëshit. U përpoqëm të lehtësojmë të gjitha pengesat burokratike, për të ndihmuar investimet. Nëse ne marrim parasysh fillimin e krizës së krizës më të thellë ne kemi një trefishim të investimeve të huaja në krahasim me vitet e tjera. Dhe kemi rinovuar të gjithë infrastrukturën tonë. Dhe tashme jemi duke parë përpara për krijimin e një pakete të re fiskale” u shpreh Berisha. 
Intervista e plotë e Kryeministrit Berisha

Vite përpara krizës ndërmorëm disa reforma të dobishme; u bëmë vendi i parë në rajon, me taksë të sheshtë 10%. U përpoqëm të lehtësojmë të gjitha pengesat burokratike në lidhje me investimet.

A është kjo dicka që mund t’i thoni vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë?

Është sigurisht, sepse nëse shohim gjatë viteve të krizës më të thellë ne kemi patur një rritje prej 316% të investimeve të huaja direkte krahasuar me vitet e mëparshme. Ne po rinovojmë të gjithë infrastrukturën tonë, po investojmë shumë në vend, po presim një paketë të re fiskale.

Kam lexuar se ju keni lidhje shumë të ngushta ekonomike me Greqinë dhe Italinë. Dy vende që nuk po ecin mirë për sa i përket post-krizës. A mund të themi se ju duhet të diversifikoni eksportet e Shqipërisë?

Pa dyshim që na kanë prekur. Nëse Italia dhe Greqia nuk do të ishin në atë situatë, eksportet tona do të dyfishoheshin çdo dy vite.

Një qëllim madhor i Shqipërisë është edhe hyrja në Bashkimin Europian.

Po ne duam të hyjmë në BE sigurisht, por me një sistem bankar të diversifikuar.

Nuk keni ndërruar mendim?

Jo

Po në lidhje me euron. Ju duhet t’i bashkoheni euros, nëse doni të hyni në BE?

Por, euro-ja ose do të rikuperohet ose do të zhduket. Unë besoj do të rekuperohet.

Keni besim tek kjo?

Po

Është interesant fakti se bankat tuaja janë pothuajse të gjitha të zotëruara nga të huaj, kjo është një sfide që ka Shqipëria, që vendet e tjera të Bashkimit Europian nuk e kanë?

Sistemi bankar shqiptar është tërësisht sistem bankar i eurozonës. Para disa viteve ishte një arritje e madhe para disa viteve, por jo më. Ne po kërkojmë ta diversifikojmë. Banka të tjera do të hapen, turke, amerikane, aziatike po kërkojnë për të hapur banka në vendin tim dhe janë të mirëpritur.

Jeni këtu në Baku për të kërkuar investime nga ky rajon apo për t’u shpjeguar vendeve të azisë qendrore dhe Kaukazit jugor si e keni bërë të çfarë keni bërë?

Po debatohet/diskutohet një projekt madhor, sic është projekti i TAP, që lidh dy vendet tona, dhe shpresojmë se do të mbizotëroj, pasi padyshim është projekti më fizibël që po debatohet. Ka tregun më të gjerë, kështu që presim një vendim të madh për këtë projekt të madh. Kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale me Greqinë dhe Italinë, jemi gati të përkushtohemi për të respektuar çdo detyrimi që vjen prej tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›