E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Te zbardhen te vertetat e historise Rozeta Rapushi

Shqiptaret duhet te njohin te vertetat historike dhe kjo duhet te zbardhet ne kete 100-vjetor te Pavaresise. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha, gjate mbledhjes se Komitetit per 100-vjetorin e Pavaresise, ku kerkoi qe vleresimi i luftes antifashiste duhet te jete i plote, si dhe te zbardhet e verteta e nderhyrjes se Britanise ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare (LANC). "Diktatura fshehu te vertetat historike, te vertetat e Shqiperise dhe shqiptareve. Rezistenca ne Luften e Dyte Boterore, perben nje nga faqet me te ndritura te historise dhe cdo njeri qe ve ne dyshim kete ben nje gabim fatal. E verteta eshte se Shqiperia ne ate lufte u rreshtua ne anen e koalicionit antifashist, ne ane e drejte te historise dhe beri qe cdo perpjekje per copetimin e saj te ishin reale te hidhej poshte", - u shpreh kreu i qeverise gjate mbledhjes. Sipas tij, nderi me i madh qe mund t'i behet 100-vjetorit te Pavaresise, eshte shnderrimi i tij ne te vertetat historike te Shqiperise ne keto 100 vite. Per kryeministrin, kjo eshte e domosdoshme, sepse ne 100 vjet asnje komb dhe asnje vend tjeter nuk kishte nje deformim dhe nje falsifikim te historise sic paten dhe perjetuan shqiptaret. "Asnje vend nuk perjetoi nje mohim te momentit kulmor ne historine e tij. Eshte bere nje pune e madhe ne kete aspekt por prape, jane akte madhore, momente dhe procese qe presin nga studiuesit tane, por edhe nga institucionet zyrtare te marrin vleresimin e tyre real", - tha Berisha. Kryeministri tha se ishte rezistenca ne Luften e Dyte Boterore, e cila beri qe te firmosej marreveshja ku percaktonte se fati i Kosoves do te vendosej pas luftes. Por, njekohesisht, sipas shefit te qeverise, duhet te njihen efektet vellavrasese te kesaj lufte, te cilat dhe pse jo dominuese ishin prezente. Nderkohe qe nuk mund te mos dale ne pah e verteta lidhur me financimin e nje rezistence te tille. "Vleresimi i luftes duhet te jete nje vleresim i plote, duhet te kete nje vleresimi madh per ata qe organizuan, qe armatosen, sterviten e financuan. Cilido qe eshte i interesuar per historine e kesaj periudhe, ne cdo dokument do te gjeje nje fakt shume te rendesishem; britaniket bene gjithcka per bashkimin e fraksioneve te ndryshme. Billy McLean eshte arkitekt i Mukjes. Ne te gjitha institucionet, ne te gjitha udhezimet, takimet, kerkonin bashkim, bashkerendimin dhe kishin cuar misione ne te gjitha grupet", - permendi kryeministri. Sipas tij, shqiptaret kane bere luften, te mbeshtetur ne paundin e taksapaguesve britanike. "U ndala ne kete moment, sepse mohimi i ketij kapitulli eshte nje nga faqet me te zeza te diktatures komuniste. Qeveria e Mbreterise se Bashkuara beri gjithcka per te mbeshtetur shqiptaret ne rezistencen e tyre. E verteta eshte se nuk i dha Mbretit Zog imunitet, por mbreti qendroi ne kryeqytetin e luftes, ne kontakt e komunikim te vazhdueshem me qeverine britanike dhe ministrine e Jashtme", - shtoi kryeministri.

"Jo diskutime te pabaza, qe i drejton Nexhmija"

Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te 100-vjetorit te Pavaresise se vendit, kryeministri Sali Berisha beri thirrje se ky pervjetor i shenuar duhet te na frymezoje dhe jo te behen diskutime te pabazuara qe, sipas tij, ka zera qe i drejton shoqja Nexhmije. "Shoh nje dite nje titull ne gazete dhe gazeta thoshte ate qe kurre nuk e ka thene nje politikan dhe historian, sepse shkonte per oreks te shoqes Nexhmije. Por ne, historine nuk do ta bejme sipas Nexhmije Hoxhes, e cila shfrytezon lirine, per te mbrojtur barbarite e te shoqit mbi kombin dhe vendin e tij", - u shpreh kryeministri.

Rivleresim te figurave historike gjate luftes

Komiteti i 100-vjetorit te Pavaresise se vendit, diskutoi dje edhe nderimet qe meritojne figura te shquara ne vend. Keshtu, kryeministri Sali Berisha kerkoi edhe nje rivleresim te shume figurave historike shqiptare me kontribut te jashtezakonshem per zhvillimet ne Shqiperi, ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore, qe diktatura i la ne harrese ose i shpalli "te ndaluar". Nder to Berisha permendi, vellezerit Kryeziu, Abaz Kupi, Mbreti i Pare Princ Vidi, Luigj Bumci, Jak Serreqi, Dom Nikolle Kacorri, Veli Hoxha, Vehbi Dibra, Ndoc Coba, Mitat Frasheri e shume e shume te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›