Nard Koka: Jeta ne qeli, sherri me Olldashin, takimet me Rama-Metën
TIRANE- Sot, edhe pse kanë kaluar afro 5 vjet që pas lirimit nga burgu, Leonard Koka, vazhdon të përlotet kur kujton momentin që i ka kërkuar të vëllait Lefterit, mosrikandidimin për kryetar Bashkie të Durrësit. Nëse ai do e bënte, mbi të do të rëndonin disa vite burgu më shumë. Edhe nona Lumja e ëma e tij, tund kokën e preket kur kujton atë periudhë. "Nuk mundja me pa televizor. Çfarë nuk thoshin për Nardin tim që jo se e kam çun, por ia ka heq vetes, me ndihmu njerëzit. Këto kajsia, që të thashë ti provoje se i kemi të bahçes, tani po i shijojmë. Në '99 strehoi te shtëpia jonë tre katëshe që kemi pas, 25 kosovarë e më pas familjet në nevojë i linte pa qira e pa gjë, deri sa shtëpinë e shkatërruan fare", thotë ajo ndërsa shton se për shtëpinë e vjetër kujdeset vetë. Po si ka qenë periudha e burgut, cilët ishin miqtë që e panë edhe në ditë të keqe, seancat gjyqësore e reprezaljet në qeli, pse Edi Rama nuk e vuri Lefter Kokën në listën e deputetëve dhe ftesa nga LSI... vijnë në pjesën e dytë të rrëfimit të Leonard Kokës, njeriut më të diskutuar kohët e fundit si shkesi i takimit të gjirit të Lalzit mes Ramës dhe Metës.
Në 9 shtator 2005 ju u arrestuat vendim ishte politik apo thjesht evazion nga ana juaj?
Më kanë arrestuar më datë 9 shtator, këtu poshtë shtëpisë. Unë s'jam marrë kurrë me tregti cigaresh pra s'ishte çështje korrupsioni apo evazioni. Edhe atë, që këta e quajtën të penduarin e drejtësisë por realisht s'ishte e tillë, si në deklarimet e para, si në deklarimet e fundit, nuk ka thënë kurrë se unë isha pronari i cigareve apo magazinuesi i tyre, apo blerësi... pra s'kishte lidhje me kontrabandën pikë e cila, në Kodin Penal, shpjegohet fare qartë. Madje i penduari sa herë më shihte në seancë i drejtohej trupit gjykues duke i thënë; Ky burri këtu s'ka lidhje fare me akuzat, pse është këtu... Që ishte akuzë politike, kjo s'ka kurrfarë dyshimi, e arrestimi im për çudi ndodhi pikërisht ditën që u votëbesua qeveria Berisha 9 shtator 2005.
Po një gjë është bërë sebep?
E them pa pikë droje një përplasje që kam pasur me Sokol Olldashin. Ai ishte i ftuar në një debat me Agron Dukën që është burri i motrës time dhe, gjatë debatit, na akuzoi me emra për trafik droge e pisllëqe të tjera. E them me bindje të plotë që kushdo vend i botës të dojë të më hetojë për këtë gjë, e ka rrugën e hapur, se them për sfidë, por kurrë s'jam marrë në jetën time me drogë apo prostitucion. Ai debat më nxehu shumë e shkova te Klani dhe pas emisionit kur doli jashtë e ofendova keq. Më nxehu më keq përballja me të që kur më pa, më hodhi dorën në qafë, e më tha; E ka politika këtë... Po unë s'mund të lejoja të villnin sërish, më shumë se ç'kishin bërë. E pas atij debati kur u largua 10 metra më larg më tha; Mbaje mend, të parin në burg ty do të fus. Dhe jo rastësisht u arrestova ditën e votëbesimit të qeverisë. Dhe më e bukura është që pasi del nga burgu i merr vesh se si është sajuar e gjithë historia. Këtu kam dëgjuar, sepse nuk ndodh me asnjë vend të botës, që për kontrabandë të gjykojnë Krimet e Rënda. Vende të zhvilluara e evropiane e konsiderojnë kontrabandën si shkelje financiare, mund të paguash dëmin ekonomik që i ke bërë shtetit e të mbash pjesën tjetër të përgjegjësisë ndërsa mua më çuan te krimet e rënda si grup i ristrukturuar kriminal. E të dal te situatat që i mëson më pas. Prokurorët e çështjes time kishin informuar për arrestimin tim, ish-kryeprokurorin në atë periudhë, Dhori Sollakun. Ai në atë kohë kishte problemet e tij me politikën, megjithatë mora vesh se i kishte thënë punonjësve të tij; Mos u nxitoni, kini kujdes. Pasi ai i kishte parë dosjet dhe e dinte mirë prapavijën politike të çështjes time.
Keni dashur të arratiseni me helikopter, siç u fol në atë kohë?
(Qesh). Unë e kam marrë vesh 10 ditë përpara që do të arrestohem pasi më lajmëruan. Preva biletën e tragetit për tu larguar nga Shqipëria por u konsultova më parë me shumë miq të mi, dashamirës. Një pjesë më thoshin mos ik, sepse s'ke arsye, një pjesë tjetër më thoshin largohu se s'i dihet hakmarrjes politike. Si përfundim pyet 100 thotë populli e bëj si di vetë. Kështu që vendosa të mos largohesha.
Bashkëshortja juaj po na tregonte para se të vinit, se ju nuk ishit prezent as në ditën e parë të shkollës së djalit tuaj Renaldit, i cili shkoi të studionte në Angli dy ditë para arrestimit tuaj?
Nuk shkova vetë pasi e kisha vendosur që nuk do të largohesha, madje ka qenë data 6 shtator kur im bir u nis për Angli, pa bërë ende 15 vjeç ndërsa unë i thashë Mirandës, që të kthehej shpejt sepse nga dita në ditë mund të më arrestonin, e ajo u kthye vetëm 1 ditë para, pra me 8 shtator. Duhej ta vuaja llumin që Berisha kishte hedhur ndaj meje e familjes time, kështu që me koshiencë të plotë prita arrestimin. Nëse unë do arratisesha, do të mbetesha edhe sot në gojën e tij.
Pjesa më e vështirë në burg?
Me hekurat e burgut isha ambientuar që në kohën e Enverit, kur daja im, vuante dënimin në Spaç megjithatë kur shihja familjen time, nënën, gruan dy djemtë që më vinin aty më takonin, ndjehesha shumë keq. Djali i madh ndodhej në Angli për studime dhe sa herë kishte pushim vinte, ndërsa dy muajt e parë, me një telefon pa leje që kisha, mundohesha ta qetësoja Ronin. Ai ishte shumë i vogël e kishte dëgjuar aq shumë gjëra për mua, plus mësoi edhe burgosjen time dhe, psikologjikisht ishte i dërrmuar. Ndërkohë që ime shoqe s'mund ti shkonte dot të rrinte pranë tij, pasi i vinte dita të më sillte ushqimin mua. Kështu flisja me të vazhdimisht, i jepja kurajo të vazhdonte , sepse nuk doja të hiqte dorë nga shkolla, pavarësisht që burgosja ime e vrau shumë, por shyqyr e kaloi atë periudhë.
Dita e parë në burg?
Dy muajt e parë ishin shumë të vështira. Ditën e parë mbaj mend se mora qetësues për të fjetur, e një djalë nga Kombinati që ishte në të djathtë të qelisë sime më dha një batanije e çarçaf për ta shtruar. Vetëm kur u çova të nesërmen e kuptova realisht atë që kishte ndodhur. Dera ishte e mbyllur e policë kuriozë kalonin para saj, për tu njohur me mua, Nard Kokën, njeriun aq të përfolur në media. I kërkova gardianit më pas të shkoja për të kryer nevojat personale, por ai me ton të egër më tha; Prit se ka radhë.
E kujtoni në çfarë qelie ishit?
Mua sapo më arrestuan më çuan në burgun 313 dhe si për koeçidencë më futën po në atë qeli ku kishte qenë Fatos Nano. Biruca numër 5, sektori i parë, kati i dytë. E këtë ma tha shefi i izolimit i cili erdhi nga ora 9.30 e mbrëmjes e më tha; Këtu ka qenë edhe ai shoku jot.
Po vetë në burg, me lloj-lloj njerëzish, si e përballove, kishe probleme?
Unë jam tip që ambientohem me të gjithë natyrat, jam i thjeshtë, megjithatë në burg hasje lloj-lloj njerëzish. Po ju kujtoj një histori burgu. Përballë meje ishte dhoma numër 10. Djemtë aty ishin dënuar në kohën e Fatos Nanos, kështu që mua, mikun e tij, nuk më kishin shumë për zemër. S'dua ti përmend emrat e atyre djemve sepse një pjesë vuan ende dënimin dhe, pas disa ditësh nga futja ime në burg, ne u bëmë miq e, me ta kam kaluar një pjesë të jetës sime. Burgu kishte bërë të vetën, i kishte ashpërsuar, e kishin menduar edhe të më godisnin. Një mbrëmje i kërkova policit të dilja pak nga dhoma. Ai më mirëkuptoi e më tregoi një vend ku nuk më kapte kamera. Unë s'ia kisha fare idenë që në burg përdorej stili që sapo dilte dikush, të burgosurit e tjerë të ruanin me pasqyra, të cilat i nxirrnin jashtë kangjellave dhe kishin nën mbikëqyrje korridorin. Po rrija mbështetur në mur duke hedhur zara kot në një tavëll. Mu afrua Bledi, një pastrues i qelive, që ishte futur në burg për vjedhje. Po hante një rriskë bukë me sallam. Unë ditët e para s'kisha ushqime sepse s'mi kishin lejuar, kështu që i thash atij të më jepte pak. Të nesërmen, ky i dhomës 10 më tha; Do vish te dhoma jonë të pimë një kafe. Sigurisht që shkova e ato nisën bisedën duke më thënë; Kur erdhe në fillim të pamë pak me inat e me kuriozitet, me të njoft kush ishe, por kur dje ti u ule me Bledin e more nga buka e tij, menduam që je njeri i thjeshtë.
Sa ndenje te 313?
Ndenja dy muaj aty e më pas më transferuan te 302, që kishte një strukturë komplet tjetër, një burg i tmerrshëm. Me ndryshimin e qeverisë, ndryshuan edhe gardianët të cilët reflektonin një lloj urrejtje dhe mua më shihnin si njeriu që i kisha mbajtur në opozitë.
Patët ndonjë histori pikante te 302?
Në mes dhjetori 2005 te burgu 302 u bë një grevë urie për përmirësimin e kushteve. Unë nuk u përziva, madje atë ditë isha poshtë me avokatin tim, Fatmir Braka. Në darkë më pas ndodhi një ngjarje skandaloze, ku policë të veshur me maska morën nja 10 të burgosur dhe i rrihnin pa pushim. Në atë kohë ka qenë njëri drejtues, Saimir Shehri, që mund të them se është qenia më çnjerëzore në këtë botë. Më kujtohet një djalë, Elidon Hima quhej. E kishin rrahur aq shumë sa kishte disa të çara në kokë që i rridhnin vetëm gjak. Në qelitë përreth në fakt, shihje vetëm gjak. Mua më kishin thënë këto çunat e burgut që kur të vijnë policët për reprezalje, që nënkuptonin drurin, vishu trashë. E unë sa filloi batërdia vesha rroba që mos i ndjeja shkopinjtë e gomës. Por mua nuk më prekën. Shefi i izolimit i vuri shpatullat derës sime dhe i tha; këtu s'ka për të hyrë njeri.
Ju kanë rrahur ndonjëherë në burg?
Për hir të së vërtetës nuk më ka prekur askush me dorë. Por gjithsesi skena që pashë atë ditë ishte e tmerrshme. Pas kësaj ngjarje mua më çuan në Vaqar bashkë me këtë djalin që rrahën keq, Elidonin, një djalë nga Kavaja dhe Ilirjan Didën, një njeri shumë i mirë që u përfshi kot në një histori të sajuar. Fillova të ngrija zërin e i kërkoja policëve ta çonin Elidonin te mjeku, e pas shumë kërkesash më në fund e morën, por s'i gjetën zgjidhje, pasi të çarat në kokë, nëse nuk mjekoheshin në moment, s'qepeshin dot më. Ndaj atë e lanë ashtu për ditë me radhë, me kokën e çarë që i rridhte gjak vazhdimisht. Ndenja rreth 10 ditë në Vaqar, për të më kthyer sërish te 302 dhe në fund të dënimit më futën një muaj në kaush.
Po politikanët që deri dje ju kishin miq, ju erdhën në burg?
Me thënë të drejtën më kanë ardhur një pjesë e tyre madje dhe gazetarë si Andis Harasani, Ben Ahmetaj, Spartak Braho, Hazir Gashi, Gaz Bizhga, Filip Çakuli, Ilir Babaramo, Andi Bejtja... por edhe ndonjë tjetër që për momentin s'më vjen ndër mend.
E mendoje që do të dilje pas dy vjetësh?
Unë isha i bindur që do të dilja sepse nuk kisha bërë gjë. Edhe nëpër seanca, gjyqtarë e prokurorë ishin të sforcuar. Ata më njohën. Për ta nuk isha më Nardi i gazetave, por tjetër njeri. Por ata sigurisht që ndjeheshin në mes të zjarrit pasi duhet të justifikonin dhe qëllimin e kapjes time. E kështu u veprua. Ata më dënuan me 3 vjet burg të cilat unë i kisha bërë me paraburgimin tim, 1 ditë e secilës llogaritet sa 1.5 ditë. Edhe familjes e cila pretendonte se unë do dilja shpejt si i pafajshëm i kisha thënë, që pa dy vjet, s'del kjo histori. Këtë ia tregova dhe gazetarëve kur isha në gjyq. Ngrita dy gishta për të treguar se aq do të ishte minimumi i dënimit tim, por ajo u përkthye nga të gjithë si simboli i demokracisë, në mënyrë ironike sigurisht.
Pas daljes nga burgu a ishte i vështirë rehabilitimi?
Dy-tre muajt e parë ishin shumë të vështirë megjithatë u kaluan. Dua të them që në burg shpirtërisht isha shumë keq, ndërsa nga pikëpamjet e tjera s'më mungonte gjë dhe u ambientova me atë lloj jete. Takimet i kisha të shpeshta, s'më mungonin njerëzit. Isha krenar që në burg më vinte im vëlla që në atë kohë ishte kryetar bashkie, por vritesha shumë shpirtërisht kur shihja që kryetari i Bashkisë numër 2 të Shqipërisë, Durrësit, hynte në burg, dhe një gardian që s'po ia përmend emrin, e kontrollonte atë në mënyrë më të ashpër se sa një njeri normal. Megjithatë Lefteri reagonte me shumë qetësi, kurrë nuk u mërzit, sepse gjithmonë ai karakterizohej si një njeri tejet i qetë.
Momenti më i vështirë?
Ah momenti më i vështirë…. (i mbushen sytë me lot) dhe gjithë jetën do më mbetet pishman, është kur i kërkova tim vëllai të mos kandidonte më për kryetar bashkie.
Pse e bëre?
Më sollën llafe që nëse Lefteri do të kandidonte sërish, mua do më dënonin disa vjet më shumë.
Të premtoi që s'do të kandidonte?
Jo. Dëgjoi me qetësi argumentin tim dhe heshti. Pas dy ditësh e pashë në televizor në një emision ku deklaroi se nuk do të kandidonte më. Ai e bëri të gjithë këtë për mua, sepse unë isha i bindur që Lefteri kishte punuar fort për Durrësin dhe kishte shumë për të bërë edhe në vijim. Madje them se ai edhe si i pavarur të kandidonte do të fitonte, megjithatë i hapi rrugën Vangjush Dakos, që unë u gëzova kur fitoi.
Si ishin seancat gjyqësore, Lefteri i ndiqte apo nga larg?
Gjyqi zgjati 1.5 vjet dhe ishte caktuar çdo ditë të hëne. Vëllai im, Lefteri, ka qenë prezent çdo seancë, madje rrinte pranë kafazit të hekurit, ku më kishin mbyllur mua. Nuk mungoi asnjëherë dhe arsyeja që më rrinte pranë ishte natyra ime impulsive, ai nuk donte që unë të reagoja edhe ndaj padrejtësive që më ishin bërë e po më bëheshin.
Kishte zvarritje?
Për ata gjyqi s'do kishte mbaruar kurrë. Dëshmitarët e thirrur në gjyq vinin në rregull ndërsa prokurorët i telefononin duke i thënë të largoheshin, si e si me e shty procesin.
Pas daljes nga burgu u takove me politikanë?
Me thënë të drejtën i shkëputa fare marrëdhëniet.
Pse?
Sepse burgu im ishte politik dhe unë u akuzova dhe u gjykova vetëm pse përkrahja partinë socialiste, ndaj u tërhoqa.
Kur rinisët kontaktet me politikën?
Më kishte mbetur peng fakti që i preva rrugën vëllait tim. Ai ishte i vetmi që e pësoi politikisht dënimin tim, i vetmi që iu ndërpre përpjekja për të kontribuar në zhvillimin e vendit, ndaj i kërkova një takim Edi Ramës. Ka qenë periudha para zgjedhjeve në vitin 2009. E njihja atë që në kohën kur Fatos Nano ishte kryeministër. Nuk kisha miqësi të madhe me të por, marrëdhënie korrekte. Ai më priti. E pyeta nëse kishte ndër mend të vinte si kandidat të PS-së Lefterin ose burrin e motrës, Agronin, por ai më shpjegoi se nuk mundej duke më sqaruar se nëse do e bënte një hap të tillë, fushata e Sali Berishës do të ishte sërish e fokusuar te klani i Zemunit. Kur u ndamë i thashë se bashkë do ishim miq, por unë një rrugë për t'ia hequr pengun vetes, do e gjeja.
Po kandidimi i Lefterit nga Lëvizja Socialiste për Integrim si erdhi?
Më telefonoi Ilir Meta. Ia mbaja mend numrin se shquhem për të kujtuar numra, dhe pashë 701 në fund. Në Tiranë shkova me Hakin, djalin e vogël.
Njiheshit më parë me të?
Jo shumë, ndaj pa u njohur më parë me njerëzit s'mund të arrish në konkluzione.
Çfarë ju tha?
Më tha se kishte dëshirë që Lefteri të konkurronte si kandidat i LSI-së. Unë isha i bindur që Teri duhet të kandidonte, por vendimi i takonte atij. Brenda vetes u ndjeva mirë por më duhej të flisja me të, dhe isha i bindur që s'do e kisha të lehtë.
Kur e diskutove me Lefterin?
Kur mbërrita në Durrës u takuam dhe i thashë propozimin e Ilirit. Refuzoi menjëherë. Çdo ditë i diskutoja të njëjtën bisedë derisa pas një muaji u bind. Ishte gëzim i madh për ne familjarët, kur ai u zgjodh nga populli.
Meqë jeni shumë i lidhur me politikën, si e gjykoni humbjen e P në zgjedhjet e 2009-s?
Nuk mund të them pse PS-ja humbi Shqipërinë, por po them opinionin tim për humbjen e Durrësit, qytetit që e njoh fare mirë, e mendoj se i njëjti fenomen ndodhi dhe në qytetet e tjera. Duke përjashtuar gjithë atë për qindje që quhet abuzim i partisë që është në pushtet si dhe vjedhjen e votave në zonat periferike të Durrësit, mendoj se gabimi fatal i PS-së ka qenë përzgjedhja e kandidaturave për deputet. Pavarësisht se sistemi është proporcional, persona të veçantë me influencë në zona të veçanta, s'duhet të eliminoheshin nga lista dhe të zëvendësoheshin me të tjerë anonimë, që në qytetin tonë, s'njiheshin. Konkretisht, Rudina Seseri që Rama e vendosi në Durrës, nuk njihej dhe e dha provën që nuk ishte për këtë punë me largimin e saj. Fajtori më kryesor për humbjen e Durrësit mendoj se ka qenë Blendi Klosi, i cili në çdo vend ku shkel, krijon përçarje. Po ju sjell rastin e Cakranit në Fier, ku ai ishte në 2005. 80 për qind e Cakranit është me PS-në ndërsa sot e ka PD-ja, vetëm nga përçarja që ai krijoi. I njëjti fenomen ndodhi dhe në Durrës, ku ky erdhi dhe veç shkatërrimit, s'bëri gjë tjetër. Në Xhafzotaj në 2005 PS humbi me 360 vota ndërsa në kohën e Klosit më 2009 humbi me 6500 vota. Sot e kësaj dite ai ka futur përçarjen në Durrës sa të pestë deputetët e qytetit tim flasin me njëri-tjetrin, por jo me Blendin. Për këtë humbje ai ia hodhi fajin Gazmend Bizhgës duke nënkuptuar shitjen e votave në Ishëm e Sukth, gjë që nuk ndodh kurrë sepse Gazi dhe shtëpinë e vet e shet ndërsa votën jo, pasi është rritur në PS.
E njihni këto vite Blendi Klosin apo me kohë?
Jo, jo, e njoh herët Blendin, qysh kur rrinte mbrapa Nanos e interesohej të merrte vesh ku drekonte kryetari, që më pas ky të vinte gjasme rastësisht. Detyra e vetme që mund të bëjë Blendi është pikërisht ti rrijë mbrapa kryetarit por jo të menaxhojë zgjedhjet në një qytet. Se ai s'mundi ti mësojë asgjë Durrësit, përveç se Durrësi i mësoi Blendit si hahet peshku.
Pas kaq vitesh, eksperienca e burgut, e të tjera me radhë, si ndjehesh për të ardhmen e fëmijëve të tu?
Unë si natyre nuk jam pesimist. Kam qenë dhe me hekura në dorë e kurrë s'jam dorëzuar. Kënaqësia ime është ti gëzoj fëmijët.
Djali juaj po mbaron shkollën në Angli, keni qejf të vij këtu apo të rri jashtë?
Roni ka shkuar shumë i vogël në Angli për të studiuar, pa bërë ende 15-tat. Ai mbaroi shkollën e mesme Culford School në Bury. St Edmunds, provincë e Kembrixhit, ndërsa universitetin po e vazhdon te Regent's College në Londër. Dëshira ime është të vij këtu, por për fat Roni, ndan të njëjtën dëshirë me mua. Hakin e kam në Durrës, ai vazhdon Kolegjin Turk, e me thënë të drejtën nga fëmijët jam i kënaqur.
Klima politike si të duket, si njeri i thjeshtë që je por me shumë miq politikan?
Nuk e di si ju duket juve, mirë ju duket?
Ke dëshirë që djemtë e tu të merren me politikë?
Po kam shumë dëshirë dhe shoh që djali i madh Roni, është shumë i vëmendshëm ndaj saj. Nuk është se unë kam qejf që ai të merret me politikë sepse unë do përfitoj ndonjë gjë prej politikës, unë dua që fëmija im deri sa ka mundësi, të vej një tullë në zhvillimin e vendit tonë dhe, kur të shoh përpjekjet e fëmijëve të mi që të japin kontributin e tyre për Shqipërinë, do iki i qetë në botën tjetër. Mua s'më la njeri të vija një tullë për Shqipërinë, vëllai im e vuri dhe do vazhdoj të vejë, e në rrugën e tij të eci edhe tim bir. Unë e këshilloj brezin e ri, që nëse kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë, duhet ta bëjnë. Sa më shumë njerëz të rinj të merren me politikë, aq më shpejt do ikin të vjetrit nga kjo vorbull.
Mendoni se Rama e Meta do të jenë bashkë në koalicion për zgjedhjet e 2013?
Unë s'jam politikan dhe ata do e vendosin vetë këtë gjë, por unë mendoj se LSI duhet të jetë në koalicion me PS. Dëshira ime në fakt është që ata të bashkohen që sot, por atë e vendos kryesia e LSI dhe kryetari Meta.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Nard Koka: 7 orët e darkës Rama-Meta në Gjirin e Lalzit