Kredite, 71% e totalit jepen vetem ne Tirane Eglantina Nasi
Kryeqyteti nuk dallohet vetem si zona kryesore ekonomike e vendit, por ne te njejten kohe edhe si destinacioni kryesor i bankave per akordimin e kredive. Keshtu, te dhenat e fundit te Bankes se Shqiperise, tregojne se ne Tirane, akordohet rreth 71% e totalit te kredive qe sistemi bankar jep ne rang vendi. Sipas tyre, nese ky total ne fund te 3-mujorit te pare te ketij viti ka qene ne vleren e 538.710 milione lekeve, prej tyre sasia e 383.739 milione lekeve eshte akorduar vetem per rrethin e Tiranes. Kuptohet, per bizneset qe operojne brenda tij, njekohesisht edhe per individet me banim ne kete zone. Nderkaq, te dhenat e BSH-se tregojne se pas Tiranes, zona "me e nxehte" per akordimin e kredive, eshte ajo e Durresit. Dukuri kjo, e cila ka lidhje me faktin se pikerisht zona Tirane-Durres zoteron edhe perqendrimin me te madh te aktivitetit ekonomik te vendit, e si e tille, detyrimisht qe paraqet edhe nivelet me te larta te kreditimit nga ana e sistemit bankar. Konkretisht, per rrethin e Durresit rezulton nje total kredidhenie ne nivelin prej 40.802 milione lekesh, nga 41.383 milione qe ka qene kjo shifer ne fakt gjate 3-mujorit pararendes. Per te vijuar me tej, me rrethin e Elbasanit, i cili gjithashtu, ze nje nivel te konsiderueshem te kredive te akorduara nga bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vendin tone. Saktesisht, ne tre muajt e pare te ketij viti aty jane dhene 15.280 milione leke kredi, nga 15.266 milione te tilla gjate fundvitit te kaluar. Shifrat ne kete menyre, flasin per luhatje te sistemit te kreditimit, nga njera periudhe ne tjetren, por gjithsesi, bie ne sy, se jane me te shumte ne numer rrethet ku ky tregues ka rezultuar me rritje te tij. Ndersa me ulje per shembull, te dhenat e Bankes se Shqiperise tregojne se treguesi i kredidhenies ka rezultuar ne Shkoder, ku gjate 3-mujorit te pare te ketij viti jane dhene ne total 13.052 milione leke kredi, nga 13.128 qe ka qene ky tregues gjate fundvitit te kaluar. Gje e cila mund te thuhet ne fakt, edhe per qytetin e Fierit, ku nga 15.779 milione leke qe ka rezultuar niveli i kredive ne fund te vitit 2011, ne 3-mujorin e pare te ketij viti, kjo shifer ka shenuar ulje, perkatesisht ne 15.425 milione leke. Dukuri kjo qe vihet re edhe ne grupimin "qytete te tjera", me te cilat Banka e Shqiperise sinjifikon ato te voglat, jashte qyteteve te medha te vendit. Ne te tilla qytete, ndersa jane akorduar vjet ne total 35.160 milione leke kredi, ne 3-mujorin e pare te ketij viti, mesohet se ky tregues ka qene ne nivelin e 34.802 lekeve. Cka tregon per nje mbeshtetje me te vogel qe sistemi bankar u ka bere individeve, por edhe biznesit qe operon ne keto zona periferike te vendit. Dukuri kjo, e ndryshme kjo, nga ajo qe pame se vihej re ne zonat e medha ekonomike te vendit si Tirane, Durres, Fier, Elbasan etj.
Kredite, me shumta ne valute
Akordimi i kredive ne monedhe te huaj dhe jo ne ate vendase, Leku, perben nje dukuri, e cila ka vijuar edhe gjate muajve te pare te ketij viti. Keshtu, te dhenat e BSH-se referojne se kredite ne euro kryesojne renditjen e huadhenieve nga bankat, duke arritur deri ne kufijte e 2-3-fishit te totalit. Nje fakt te tille, ekspertet e bankave e argumentojne me vazhdimesine e nje tradite ne fakt, por edhe me qendrueshmerine qe klientet shqiptare shohin te monedhat e huaja, ne krahasim me luhatjet e Lekut ne tregun e kembimit valutor.