FMN: Duhet bërë më shumë në Eurozonë
Tokio- Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN, Christine Lagarde ka përshëndetur përpjekjet e liderve të BE-së por tha se duhet bërë më shumë për të zgjidhur krizën në Eurozonë.
Duke folur në Tokio ajo tha se hapa të rëndësishëm ishin ndërmarrë por se reforma të mëtejshme dhe implementime të forta janë të nevojshme.
Agjencia e rankimit Moody’s tha të premten se rreziqet afat shkurtra në ekonominë e Eurozonës ishin zvogëluar. Por u paralajmërua se do të ketë një kosto të lartë në vendet e pasura të Eurozonës. Christine Lagarde po fliste në një simpozium në Tokio si pjesë e turneut një javor në Azi.
Duke iu referuar masave të marra nga liderët e Eurozonës në Bruksel javen e kaluar ajo tha: ‘Nga pikëpamja e FMN-së ne besojmë se më shumë duhet bërë që të përfundojnë reformat. Është gjithashtu një çështje e implementimit, rigorozitetit dhe qëndrueshmërisë’.
Ajo parajlamëroi gjithashu se parashikimi i FMN-së për rritjen globale ekonomike do të ulet. Në Prill FMN parashikoi rritjen globale ekonomike prej 3.5% në vitin 2012.
Nga ana tjetër kryeministri japonez Yoshihiko Noda u ankua se problemet e borxhit në Evropë dëmtojnë ekonominë japoneze sepse ata ishin duke rritur në mënyrë të pajustifikuar vlerën e jen-it.
Dorina Bilbili/IDEA/