Topi: Pse refuzova "legalizimet"

Te nderuar deputete
Ne rolin e Presidentit te Republikes, si garant i Kushtetutes, me lejoni, t'ju bej me dije se kam vendosur te kthej per rishqyrtim ne Kuvend ligjin "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", te ndryshuar. Duke shpresuar, se ju si deputete te Kuvendit, do ta vleresoni me perkushtim kete vendim, me lejoni qe t'iu shpreh objeksione e mia ne lidhje me ligjin e paraqitur per dekretim.
Neni 10, zevendeson skemen e demshperblimit te ish-pronareve me nje skeme thjesht deklarative, pa nje afat konkret kohor dhe detyrues per Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Zyre e cila dhe te dergoj ne Keshillin e Ministrave listen me te dhena per cdo pronar dhe siperfaqet takuese, per demshperblimin e tyre. Pronari i ligjshem i pasurise se paluajtshme, i cili zhvishet dhe de jure nga pronesia, i duhet te pres pa ndonje afat te caktuar kohor, derisa Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te paraqese ne Keshillin e Ministrave listen me te dhenat per cdo pronar dhe siperfaqet takuese.
Nje tjeter ndryshim ne dem te ish-pronareve eshte dyfishimi i afatit kohor i kompensimit nga Agjencia e Kthimit e Kompensimit te Pronave.
Nisur nga praktika legjislative, ndryshimet ne ligj, vijne si pasoje e nje analize, ku evidentohen shkaqet dhe faktoret, te cilet kane cuar ne moszbatimin e ligjit apo per te bere me te qarte dispozitat ligjore dhe jo ne drejtim te konfuzionit ligjor, qe ne kete rast, sjell zvarritjen e objektivave ligjore ne dem te individeve te shpronesuar. Pervecse masa e caktuar per demshperblim duhet te plotesoje standardet e kerkuara nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut. Duhet te merren ne konsiderate dhe faktore te tille si kompleksiteti i ligjit dhe i procedurave qe lidhen me secilen prej ketyre dy veprimeve. Duke iu referuar parimeve te pergjithshme te se drejtes kombetare, kompensimi duhet te jete i pershtatshem, i shpejte dhe efektiv, duke iu permbajtur keshtu dhe parimit te sanksionuar ne nenin 18 te Kushtetutes, ku parashikohet se "Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore".
Dispozitat e nenit 4,13,16, sanksionojne kalimin e pergjegjesive te qeverisjes vendore tek ALUIZNI. Ne baze te nenit 13 te Kushtetutes, qeverisja vendore ngrihet ne baze te parimit te decentralizimit te pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit te autonomise vendore. Thelbi i kesaj dispozite kushtetuese eshte parimi i decentralizimit te pushtetit dhe autonomise vendore. Parimi i decentralizimit te pushtetit eshte parim thelbesor mbi te cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ky pushtet ushtrohet nepermjet parimit kushtetues te autonomise vendore dhe kushtezon ekzistencen e nje pushteti veteqeverises vendor. Autonomia eshte veteqeverisje dhe veteqeverisja ne vetvete nenkupton autonomi kushtetuese.
Karta Evropiane e Autonomise Vendore kerkon ekzistencen e organeve vendore te formuara ne menyre demokratike dhe qe gezojne nje autonomi te gjere per sa u perket kompetencave, menyrave te ushtrimit te tyre dhe mjeteve te nevojshme per permbushjen e misionit te tyre. Planifikimi, menaxhimi urban dhe i territorit jane kompetenca ekskluzive te autoriteteve vendore. Sipas Kartes Evropiane te Autonomise Vendore, ushtrimi i pergjegjesive duhet te shkoj drejt decentralizimit. Ndersa, ligji i paraqitur redukton kompetencat e pushtetit vendor dhe ja jep ato Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale, i cili shnderrohet nga nje organ bashkerendues ne nje organ vendimmarres.
Rregullimet e reja ligjore, bien ndesh dhe me nenin 4 te ligjit per "Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", marredheniet ndermjet organeve te njesive te qeverisjes vendore dhe marredheniet e tyre me organet e pushtetit qendror bazohen ne parimin e subsidiaritetit, parim sipas te cilit, ushtrimi i pergjegjesive publike duhet ne menyre te pergjithshme, t'i takoje me teper autoriteteve me te aferta te qytetareve. Po ne ligjin per "Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", planifikimi urban, menaxhimi i tokes dhe strehimi, parashikohen si funksione te komunes e bashkise.
Edhe permbajtja e nenit 3 te ligjit "Per Urbanistiken", te ndryshuar, parashikon se "organet e pushtetit lokal jane administruese te territorit qe ndodhet nene juridiksionin e tyre, ne perputhje me kompetencat e percaktuara me ligj".
Vleresoj, se keto ndryshime ligjore cenojne parimin e decentralizimit te qeverisjes vendore, parashikuar ne nenin 13, 108, 109 dhe 113 te Kushtetutes, Karten Evropiane te Autonomise Vendore dhe ligjin per "Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".
Gjykata Kushtetuese, institucioni i cili realizon interpretimin perfundimtar te Kushtetutes me vendimin nr. 29 "Per zgjidhjen e kompetencave ndermjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror", nder te tjera ka vendosur se ceshtje te planifikimit dhe menaxhimit urban qe perfshihen ne konceptin ligjor "funksionet e veta", jane kompetence e plote dhe ekskluzive e organeve te qeverisjes vendore. Keshilli i Rregullimit te Territorit eshte organi i specializuar per urbanistiken qe ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrese ne fushen e planifikimit dhe te menaxhimit urban, nen autoritetin e pushtetit vendor.
Dispozitat e ketij ligji bien ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi dhe krijojne nje mbivendosje kompetencash, ku e njejta kompetence u atribuohet sipas ligjeve te ndryshme, institucioneve te ndryshme. Ne perputhje me ligjin per "Regjistrimin e pasurive te paluajtshme", te ndryshuar, regjistri fillestar realizohet nga regjistruesi dhe kartela eshte fleta e volumit te regjistrit qe mbahet per cdo pasuri te paluajtshme dhe jo sipas perkufizimit te nenit 3, pika 7 apo parashikimit te nenit 29 te ligjit te paraqitur, ku kartela e regjistrimit te pasurise se paluajtshme te legalizuar eshte dokumenti qe hartohet nga ALUIZNI, per regjistrimin fillestar te pasurise se paluajtshme te legalizuar.
Shfuqizimi i dispozitave ligjore te nenit 11 dhe 14 te ligjit baze te legalizimeve, ku parashikohet KRRTRSH-ja, ngarkon Agjencine e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Informale te realizoje ndryshimin e regjimit te tokes truall dhe ndryshimin e destinacionit te perdorimit te zonave, te percaktuara ne planet e pergjithshme rregulluese te cilat jane detyre ekskluzive e KRRTRSH-se, te sanksionuara ne ligjin nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken".
Sipas nenit 14 te ligjit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimore Informale, me vendim te Keshillit te Ministrave, ngarkohet te kryeje procedurat per kalimin e pronesise se parceles ndertimore te objekteve informate nga shteti te poseduesi i ndertimit pa leje, parashikimi i cili bie ne kundershtim me nenin 32 te ligjit nr. 8652, date 25.08.2000 "Per organizimin dhe funksiononim e qeverisjes vendore", sipas te cilit miratimi per tjetersimin ose dhenien ne perdorim te pronave te treteve eshte detyre e keshillit komunal dhe bashkiak.
Per ndertimet informate ne ndertimet me leje, leja e legalizimit eshte e barabarte me lejen e shfrytezimit, parashikuar ne nenin 17 te ligjit, i cili bie ndesh me ligjin nr. 8402 date 10.09.1988 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", sipas te cilit leja e shfrytezimit jepet nga seksioni ose zyra e urbanistikes e njesise vendore brenda 30 diteve pas depozitimit te procesverbalit te kolaudimit.
Te nderuar deputete,
Ndryshimi i shpeshte dhe i shpejte i akteve ligjore, si dhe mungesa e analizes se nevojshme juridike, pervecse nuk sjell rezultatet e pritshme ne drejtim te permiresimit cilesor te ligjit, krijon nje praktike te gabuar legjislative.
Duke shprehur dhe njehere mirenjohjen per kontributin dhe rolin tuaj si deputete te Kuvendit te Shqiperise, kthim per rishqyrtim te ligjit, si ushtrim i nje te drejte te atribuuar nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, duhet ta vleresoni, si nje mundesi ne drejtim te perfeksionit te metejshem te ketij ligji, nepermjet konsultave dhe arritjes te nje kompromisi sa me te gjere politik, duke iu permbajtur gjithmone kornizes kushtetuese, ligjeve ne fuqi dhe parimeve te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.