E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtohen 615 punonjes me 1 korrik

Ministria e Transporteve e Telekomunikacioneve dhe ajo e Arsimit dhe te Shkencave do te shkurtojne 613 punonjes ne muajin korrik nga struktura e tyre. Keshtu shkrirja e Policise Ndertimore, e cila ishte ne varesi te Ministrise se Transporteve dhe krijimi i Inspektoratit Urbanistik i ka kushtuar 135 punonjesve largimin nga puna.

"Ky shkurtim ka ardhur si rezultat i shkrirjes se Policise Ndertimore per 275 punonjesve dhe i krijimit te Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar me 140 punonjes", theksohet ne draft, duke shtuar se numri i punonjesve buxhetore per kete ministri per vitin 2008 behet 1362 punonjes. Gjithashtu, ne kete projekt, eshte parashikuar edhe nje pakesim prej 478 punonjes per Ministrine e Arsimit dhe Shkences, duke filluar nga data 1 korrik 2008. Ky pakesim i numrit te punonjesve vjen si rezultat i reflektimit te vendimit te Keshillit te Ministrave "Per administrimin e konvikteve te sistemit arsimor parauniversitar", duke kaluar punonjesit e administrimit te konvikteve nga varesia e Ministrise se Arsimit ne varesi te pushtetit vendor. Po keshtu, ne kete draft theksohet edhe se 11 punonjes i jane shtuar organigrames se buxhetoreve. Keta jane edhe anetaret e Njesise se Lojerave te Fatit, organ i cili para pak javesh mori miratimin e qeverise.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›