Spitalet, nje i vdekur ne dite

Mjeket i shpetojne ndjekjes penale apo shpallen te pafajshem nga gjykatat, megjithese ndaj tyre ngrihen akuza qe u kushtojne hetuesve deri ne nje vit pune. Vetem gjate vitit 2007, ne spitalet shqiptare, kryesisht Qendren Spitalore "Nene Tereza", kane vdekur 325 persona te moshave te ndryshme, per te cilet ka nga nje kartele mjekesore me diagnozen perkatese. Sipas shifrave qe disponon Mjekesia Ligjore, organi qe kryen edhe autopsine e viktimave per shkaqet e vdekjes, ky numer vjen ne rritje, ndersa shkaqet jane te ndryshme dhe pjesa me e madhe e justifikueshme per bluzat e bardha. Por, ne te pakten gjashte raste te vitit te kaluar, apo ceshtjet e bartura nga vitet e tjera, jane ngritur dyshime te bazuara ne akuzen e "mjekimit te gabuar", qe jane pushuar gjate fazes hetimore, ose u eshte dhene pafajesia ne gjykate. Per kete vit eshte marre nen hetim ceshtja e doktorit ORL, Xhevahir Hoxhallari, qe akuzohet per operacionin e gabuar ne bajame me pasoje vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti, ndersa eshte rihapur ceshtja e kirurgut Ali Refatllari, qe mund te jete operuar gabim nga koleget per plagen ne dore, qe i kushtoi gishtat.
Te interesuar per numrin e pacienteve qe rezultojne te kene vdekur ne spitale gjate mjekimit per semundje te ndryshme, mesojme se mesatarja eshte afersisht nje person ne dite. Gjate vitit 2007 kane humbur jeten ne shtreterit e spitaleve 325 paciente, ku pjesa me e madhe jane te moshuar dhe femije.
Por ky problem nuk eshte hasur vetem ne operacionet e nxitura prej ryshfeteve, por edhe ne farmacite ku sugjerohen receta te perseritura per te semuret. Madje ka raste flagrante kur per nje person eshte leshuar e njejta recete brenda dites me te njejtat ilace, ndersa ne shume raste farmacistet abuzojne me trajtimin e te interesuarve. Ne nje raport te publikuar per farmacite dhe poliklinikat rezultoi se tre mjeke kishin abuzuar ne Tirane ne poliklinikat nr. 2, 8 dhe 6, duke dhene receta te pabaza. Nderkohe qe per rastet e vdekjeve ne spitale, Mjekesia Ligjore ka kryer ekzaminime me ane te analizave te ndryshme per shkaqet. Sipas ketij institucioni, kjo shifer u referohet regjistrimeve te kryera per cdo ekspertize dhe autopsi.
Ndersa numri i rasteve te denoncuara per mjekim te gabuar me akuza nga te afermit e viktimave eshte 6. Por, cuditerisht, dy prej ceshtjeve jane pushuar ne gjykate dhe dhene pafajesi, dy jane ne gjykim dhe po kaq gjenden ende nen hetim. Prokuroria ka konfirmuar se rasti me i fundit eshte ai i doktorit Hoxhallari, nga Pogradeci, klinika e te cilit eshte sekuestruar dhe po kontrollohen te gjitha dokumentacionet per te zbuluar shkakun e vdekjes se 17-vjecares Matilda Petriti. Prokuroria nuk ka ngritur ende nje akuze per te, ndersa po pret pergjigjen e analizave nga Mjekesia Ligjore. Hetohet ne dy pista per kete rast, nje gabim gjate operacionit dhe prerja e indeve nga pakujdesia duke i shkaktuar vajzes hemoragji per nje muaj me radhe dhe pista e dyte nje organizem i dobet i 17 vjecares qe ka reaguar keq pas operacionit per bajamet. Per kete shkak po verifikohen edhe analizat qe ka kryer adoleshentja para se te hynte ne operacion.
Mjeket nen akuze, asnje i denuar nga gjykata
Dy procese gjyqesore jane ne vazhdim per mjekim te gabuar, ne Korce dhe ne Tirane. Gjate vitit 2007, ne Prokurorine e Korces u denoncua vdekja e vajzes se mitur nga fshati Sul, i Devollit, Keonja Llabanji. E denoncuara ishte pediatria Zhaneta Babliku, per te cilen nisi procesi gjyqesor qe eshte ne vazhdim dhe nuk ka perfunduar. Nderkohe qe per nje tjeter rast ne Tirane, vdekja e nje femije, ka nisur procesi gjyqesor ndaj mjekut qe akuzohet nga familjaret se ka gabuar gjate operacionit. Seanca e fundit ne Gjykaten e Tiranes eshte shtyre tri dite me pare. Per rastin e mjekut Bashkim Hibi, Prokuroria e Tiranes dergoi ceshtjen ne gjykate, ku disa muaj me pare perfundoi procesi dhe u dha pafajesia. Mjeku pretendoi se nuk ka pasur pergjegjesi per mjekimin e pacientes Mediha Bicoku dhe se ishte thjesht ne sherbimin e urgjences ate dite. Ne muajin prill te vitit 2007, vdiq nga nje aksident automobilistik 77-vjecari korcar me pasaporte amerikane, Petro Andrea, ndersa nje muaj me vone, me interesimin e ambasades amerikane ne Tirane, ky rast i cilesuar si plagosje e lehte, por qe perfundoi me vdekje u denoncua ne Prokurorine e Korces. Te pakten 3 mjeke te spitalit u moren ne ndjekje penale, por asnjeri prej tyre nuk u penalizua dhe ceshtja nuk shkoi ne gjykate. Ne Vlore, prinderit e nje te miture akuzuan mjeket pediater per vdekjen e vajzes, e cila u helmua me ushqim, por nuk u shpetua. Prokuroria hetoi ceshtjen dhe mbylli dosjen, pasi vdekja, sipas tyre, nuk ishte pergjegjesi e mjekeve. Rasti i fundit eshte i foshnjes Ergest Dardha, qe u operua nga qiellza pa narkoze dhe humbi jeten, ndersa nuk u be autopsia. Prinderit akuzuan mjekun Ramazan Isufi, ceshtja nen hetim.
Refatllari-Hoxhallari, raste nen hetim
Jane dy mjeke, por ne pozicione te ndryshme. Ali Refatllari u sulmua nga nje person nje muaj me pare. Mjeku kirurg i shpetoi vdekjes, por humbi gishtat, ndersa hetohet nje nderhyrje e gabuar e kolegeve ne operacion. Xhevahir Hoxhallari gjendet nen akuze per mjekim te gabuar te vajzes nga Korca, qe humbi jeten disa dite me pare.