E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Tender per rrugen Lushnje - Berat dhe bajpasin e Shkodres

Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike se shume shpejt do te hapet tenderi per rrugen Lushnje - Berat dhe bajpasin e Shkodres. Ai u shpreh se rruga e Beratit kalon ne nje zone mjaft te banuar dhe eshte e rendesishme sepse perben nje dalje drejt detit per te gjithe zonen e Beratit. Sot kam kenaqesine te informoj qytetaret se Ministria e Puneve Publike ka marre porosi per hapjen e tenderit per rrugen Lushnje - Berat dhe te bajpasit te Shkodres - tha Berisha. Ai u shpreh se ministria ka marre porosi qe kjo veper te perfundoje ne kohen me te shkurter te mundshme dhe se per ndertimin e saj do te operohet ne lote. Berisha foli edhe per ndertimin e tunelit te Elbasanit. Ne daten 3 sic jemi informuar u shpall fituese kompania qe do te ndertoje tunelin e Kerrabes ne 18 muaj. Nderkohe kete jave qeveria miraton dhe sjell ne Kuvend marreveshjen me Banken Islamike e cila ne nje akt te paprecedente dha nje kredi 200 milione dollare. Por shkak kryesor ka qene suksesi i projekteve te kesaj banke ne Shqiperi - tha Berisha. Nderkohe qe per bajpasin e Shkodres Berisha u shpreh se eshte i domosdoshem pasi sherben si nje dige per permbytjet. Bajpasin e Shkodres Kryeministri e cilesoi si vepra shpetimtare e qytetit nga permbytjet. Se bashku me argjinaturen e Kirit dhe disa nderhyje qe mund te behen ne derdhjen e Drinit pas perfundimit te bajpasit qyteti nuk do te njohe me permbytjet vetem ne rastet me te jashtezakonshme - garantoi Kryeministri. Sipas tij nje konkluzion i tille eshte arritur pas nje studimi te basenit nga tri ekipet me te mira ne bote ai italian holandez dhe britanik. Studimi ka arritur ne perfundimin se mbrojtja me e shkelqyer eshte bajpasi. Ne do fillojme ndertimin ne te gjithe gjatesine - sqaroi Kryeministri. Duke u ndalur te segmenti Lushnje - Berat Kryeministri u shpreh se kjo rruge kalon ne zona dendesisht te banuara ndaj pavaresisht ndertimit te Boshtit te Jugut ne te gjithe trajektoren e tij ky segment nuk humbet vlerat dhe rendesine sepse i siguron lidhjen me bregdetin te gjithe zones. Kryeministri informoi gjithashtu Kete jave qeveria do miratoje dhe do sjelle ne Parlament edhe marreveshjen me Banken Islamike e cila ne nje akt te paprecedent dha nje kredi prej rreth 200 milione dollare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›