8 maji Meta Zgjedhje administrative jo politike
Kreu i LSI-se Ilir Meta ne nje takim me kreret e kesaj partie ne rrethe vuri theksin tek zgjedhjet e 8 majit ndersa thelbi i ketij misioni qendronte tek vete qytetaret per te plotesuar nevojat me jetike te tyre. Nderkaq Meta deklaroi se komuniteti nderkombetar ka dhene nje kontribut per progresin zgjedhor dhe per kete LSI ka bashkepunuar dhe do te bashkepunoje per te arritur progrese.
Nje pike mjafte e rendesishme mbetej perzgjedhja me e mire e kandidateve sikurse ata do te jene misionare te ketij progresi. Per te koalicioni eshte i rendesishem ne demokraci pasi mbetej nje ekuiliber. Permbyllja paraelektorale perben nje baze te rendesishme per vete procesin. Komuniteti nderkombetar ka dhene nje kontribut ne progresin zgjedhor dhe ne kemi bashkepunuar dhe do te bashkepunojme per te arritur keto progrese - deklaroi z. Meta. Sipas tij Te gjitha perpjekjet qe behen per te politizuar kete proces nuk jane te dobishme dhe konstruktive per vete qellimin qe kane zgjedhjet e 8 majit ne menyre te vecante do te thosha jane teresisht te pasinqerta. Nuk ka thjesht perpjekje per ti kthyer ne zgjedhje politike sepse zgjedhjet politike u bene me 28 qershor te 2009 dhe do te behen me 28 qershor shto nje ose hiq nje dite te 2013-s. Por ne fakt perpjekja per te krijuar goja idene per zgjedhje politike ka te beje me asgjesimin e thelbit te zgjedhjeve te 8 majit dhe me vete asgjesimin e misionit qe ka vete pushtetit vendor qe ka cdo bashki qe ka komune qe ka cdo keshill komune bashkie apo qarku qe eshte pikerisht per ti sherbyer qytetarit dhe per ti plotesuar cdo dite me pergjegjshmeri nevojat me jetike per te garantuar nje cilesi te re te jetes dhe te sherbimeve te cdo qytetari kudo ku ndodhet - deklaroi z. Meta.