Berisha: Termin bllokmen nuk e kam përdorur për fatos Nanon
TIRANË-Në një konferencë të gjatë për shtyp pasditen e sotme kryeministri Sali Berisha përpos të tjerash akuzoi anëtarët e opozotës si bllokmenë që kërkojnë të ndalin integrimin e vendit.
“Blloku është vetëm bllokim. Cunat e bllokut nuk kanë parim tjetër vec bllokimit, dhe është jashtëzakonisht e vecantë lidhja e qëndrimit të tyre me bllokun dhe nocionin e etërve të tyre”.
I pyetur nëse e ka përdorur termin bllokmen për ish-kreun e PS, Fatos Nano, berisha mohoi ta ketë bërë këtë. “Nuk e kam përdorur termin bllokmen për Fatos Nanon. Kryesia e PS sot aktualisht është sipas biografisë së etërve”.
(d.b/BalkanWeb)