E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozohet dhënia e statusit, Serbia pranë BE-së, KE vendos më 1 mars

BRUKSEL - Bashkimi Europian ka vendosur të shpërblejë si Kosovën ashtu edhe Serbinë për progresin e arritur në bisedimet teknike mes tyre.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian njoftuan zyrtarisht se kanë rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Serbinë dhe i hapën rrugën nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, duke propozuar nisjen e projektit për studimin e fizibilitetit për MSA-në.

Ministrat e BE-së vlerësuan arritjen e Serbisë në përmbushjen e kritereve të kërkuara dhe theksuan se vendimi përfundimtar për statusin do të jepet në mbledhjen e 1 marsit të liderëve të BE-së.

“Jam i kënaqur që të mund të them se kemi rekomanduar statusin kandidat për Serbinë, pasi ka përmbushur kriteret. Prandaj vendosëm të rekomandojmë dhënien e statusit dhe të presim vendimin e liderëve të BE-së në mbledhjen e 1 marsit. Por natyrisht Serbia ka ende shumë për të bërë. Ky rekomandim do të thotë që ne jemi gati të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së.”- deklaruan ministrat e jashtëm të BE-së.

Eurokomisioneri për Zgjerimin Stefan Fule vlerësoi progresin e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe liderët e dy vendeve, duke u shprehur qartë se vendimet e marra sot janë edhe një vlerësim për arritjet e tyre në këtë drejtim.

Disa nga shtetet qe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e MSA, që ato të mos kenë nevojë ta njohin pavarësinë dhe që Kosova në raportet me BE-në të mos konsiderohet si shtet i pavarur.

Spanja mësohet te këtë thënë, se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës për shkaqe ligjore, por nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në, me kusht që Kosova të mos trajtohet si shtet i pavarur.

Barroso:Statusi, pasi të zgjidhen disa probleme. Tadic: Nuk pranojme kritere te reja
Ora 15:30-'Mungesë uniteti në rradhët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat'.
Presidenti serb Boris Tadiç gjatë një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e KE-se Hoze Manuel Barroso, në Bruksel, u shfaq i prerë para kamerave duke thënë se Serbia po pret një vendim pozitiv, por paralajmëroi se vendi nuk do të pranoje kritere shtesë.
Sipas një njoftimi të meparshem jo zyrtar, eshte Rumania ajo e cila ka kerkuar disa garanci shtese nga Serbia përpara se t’i jepet statusi kandidat. Bukureshti kërkon që Beogradi të implementoje në menyrë të rregullt ligjet për pakicat kombëtare. Nga ana e tij, presidenti i KE-se, Barroso tha se Serbia meriton të marre statusin kandidat, por la të kuptohet se vendimi i shumëpritur nga Beogradi mund të mos merret sot.

Vendimi shtyhet disa ore
Ora 15:30-Shtyhet për disa orë vendimi për dhënien e statusit kandidat Serbise.
Siç raporton Evropa e Lire, duke iu referuar burimeve nga Brukseli, Këshilli i Ministrave për çështje të përgjithshme qe përbehet nga Ministrat e Jashtëm të BE-së të shoqëruar edhe nga ministrat për për ceshtjet europiane të vendeve anëtare, duket se nuk ka ende një qëndrim unanim.
Është Rumania ajo e cila sipas një zyrtari që merr pjese në takim, ka kerkuar disa garanci shtesë nga Serbia përpara se t’i jepet statusi kandidat. Bukureshti kërkon që Beogradi te implementoje në menyre te rregullt ligjet për pakicat kombëtare.

(e.n/d.b/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rumania bllokon Serbinë, shkak vllehët Rama: Serbia gati të marrë statusin, Berisha dështoi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›