E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Kalon “Studimi i fizibilitetit” për Kosovën

BRUKSEL-Komisioni Evropian do të nisë “studimin e fizibilitetit” me Kosovën. Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të martën kanë marrë vendimin që të nisë “Studimi i fizibilitetit” me Kosovën, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe dyvjeçare do të mund të çonte te marrëveshja e “Stabilizim Asociimit”, bënë të ditur fillimisht burime nga Brukseli që më pas u përforcuan në deklaratat e Ministrave të Jashtëm të BE në mblednhjen ku u vendos dhe për Serbinë, cështja e vendit kandidat për BE.

Ndërkaq, të enjten kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet në Bruksel me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, ka bërë të ditur për “Zëri” zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijancic.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›