Berisha: Oketa iku si Namik Dokle, u bë kurban i Bamir Topit
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka dalë pasditen e sotme në një konferencë shtypi për tu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Pyetjes lidhur me largimin e deputetit Gazment Oketa nga PD, ai i është përgjigjur duke u shprehur se Oketa nuk ka qenë aktiv në mbledhjet e qeverisë dhe sipas tij ai hyri i ri në politikë dhe u largua si Namik Dokle.
Oketa ka bërë zgjedhje tjetër, unë nuk i mbaj mëri. Keqardhje kam se hyri si përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle nga PD. Kuvendi dhe muret e tij kanë memorie. Ndodhi në vitin 1991 që kurban për Ramiz Alinë, Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij. Në vitin 2012, kurban për Bamir Topin Oketa të marrë votën e tij. Këtë Oketa nuk duhet tia bënte vetes së tij, deklaroi Berisha.
Më tej ai deklaroi se nuk ka pasur probleme me Oketën dhe sipas tij problemet duhet ti kërkojmë diku tjetër.
Në memorien time Oketa, si deputet apo edhe kur ishte ministër, nuk ka ngritur kurrë probleme në mbledhjet e grupit. Të besoj unë se ish ministri i mbrojtjes ishte frikacak, kjo nuk më vjen për shtat me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në tetor dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem mes kolegëve. Shkaqet e këtij divorci duhet ti kërkojmë tjetërkund,- tha kryeministri.
Presidenti
Ndërsa pyetjes së gazetarëve se si do të procedohet për zgjedhjen e presidentit ai është shprehur i gatshëm për marrëveshje, por gjiçka sipas tij duhet të bëhet sipas ligjit.
Ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat, apo kandidaturën për President Republike, por në çdo rrethanë, ne do ti japim vendit një president në përputhje me Kushtëtutën e Shqipërisë- u shpreh ai.
Më tej Berisha i nxitur dhe nga gazetarët deklaroi se kandidati i Presidentit do të jetë nga mazhoranca , por ende nuk ka një kandidat zyrtar.
Sigurisht që do të jetë kandidat i mazhorancës, sikundër zoti Rama, është i lirë dhe i ftuar të paraqesë kandidatin e tij dhe nuk ka asnjë pengesë me firmat e deputetëve, mund të paraqesë 1 ose 2 kandidatë sipas dëshirës së tij. Nuk di ndonjë njeri në kryesinë e PD që nuk ka kapacitetet për të qenë president i Republikës, vlerësimet janë individuale, – vijoi shefi i qeverisë.
Në vazhdim ai u shpreh se Presidenti nuk do të zgjidhet më me shumicë të cilësuar, pasi kushtetuta nuk mund të ndryshohet.
Do të ishte qesharake që ne ta zëvendësonim kushtetën me forma të tjera të paparashikuara. Periudha në të cilën ne presidentin e zgjidhnim me 3/5 mori fund që në vitin 2008 me anë të një marrëveshjeje për ndryshimin e kushtetutës.
Arsyetimi i atij ndryshimi është jashtëzakonisht solid, relacioni që shoqëron atë ndryshim fakton se qëllimi më madhor është të parandalohet një krizë institucionale, është parandalimi i futjes së shqipërisë në një elektroshoku zgjedhor njëvjeçar. Vendi nga i cili u mor ky model kushtetute ishte kushtetuta greke, një kushtetutë shumë e mirë përveç këtij neni. Për këtë nen u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe ndodhi ajo që ndodhi në Greqi- deklaroi Berisha.
Ndërsa mbi një largim të deputetëve demokratë pranë Aleancës Kuq e Zi ai është shprehur se asnjë deputet nuk do të largohet pasi dhe vetë vëllai i presidentit Topi do të votojë për PD- në.
Edhe vëllai i Topit ka për të votuar për mua. Merreni në telefon dhe pyeteni Flamur Topin, dhe do tu thotë se kam votuar dhe do të vazhdoj të votoj për Sali Berishën- tha ai.
Ndryshimet në parlament
Më tej Berisha i ka kundërshtuar propozimet e opozitës për reformën në Parlament, duke u shprehur se qëllimi i Edi Ramës është bllokimi i punës në Parlament.
Rama harroi që kryeministri në Shqipëri dhe në çdo vend është ai qe udhëheq fushatën elektorale dhe që jep llogari periodike intensive para kombit të vet dhe qytetarëve për problemet. Rama e shikon që më parë mund të gjejë një eskimez në shkretëtirë se sa të bëhet kryeministër dhe kërkon që 60 minutëshin që kaloi në fund dhe u lavdërua në raportet ndërkombëtare, kërkon të rikthehet në fillim që të bllokojë parlamentin.- u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve mbi deklaratat e kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, kryeministri i është përgjigjur me ironi duke u shprehur: aleancë portokalli apo aleanca faqezi.
Marrëveshja e Kosovës
Lidhur me pyetjen se sa i shërbeu marrëveshja Kosovës, ai është shprehur se kjo i shërbeu rrugës së saj drejt europës.
Fusnota ishte e domosdoshme për Kosovën se 5 vendet të BE nuk e kanë njohur ende Kosovën, dhe pa votat e këtyre 5 vendeve ndalen hapat e Kosovës drejt BE. Pra, nuk është për Serbinë dhe marrdhëniet me Serbinë, këtu ka diçka më madhore, ka të bëjë me perspektivën europiane të Kosovës për në BE. Unë e kuptoj se më e mira do ishte të mos kishte asnjë fusnotë dhe Kosova të njihej nga gjitha vendet e Be, por realiteti është ky që është- u shpreh kryeministri.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Piramida, Oketa kundër prishjes Durrës- Gjatë një takimi të organizuar nga Parlamenti Rinor i...
- Oketa: Vitin tjetër largohem nga PD-ja, garoj për një parti të re Tiranë- Deputeti demokrat Gazment Oketa ka deklaruar mbrëmë në emisionin...
- Berisha takon Maurer, premtohet mbështetja e Zvicrës Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim sekretarin...