Berisha-Thaci Proceset integruese prioritete te dy vendeve tona
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.
Në një prononcim për shtypin, pas takimit mes tyre, Kryeministri Berisha tha se “Me Thaçin, patëm një diskutim shumë të përzemërt e vëllazëror mbi bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve, popujve e dy shoqërive të vendeve tona”.
“Unë pata rastin t’i shpreh vlerësimin tim më të madh zoti Thaçi dhe partisë që ai drejton, për kontributin e tyre thelbësor në rrjedhën dhe zhvillimet në republikën e Maqedonisë.
Kam vlerësuar shumë marrëveshjen e firmosur para zgjedhjeve, si një dëshmi e një maturiteti të thellë demokratik, qëndrimin konstruktiv të zotit Thaçi e të partisë që ai udhëheq në mbështetje të të gjitha proceseve integruese, avokatinë që kjo parti, si parti opozitare, u bën në parlamentin e Maqedonisë dhe më gjerë në institucione të tjera lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në republikën e Maqedonisë.
Ne diskutuam për bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona, të cilin Thaçi e partia e tij e mbështesin fuqishëm. E sigurova se Shqipëria është e hapur dhe e gatshme dhe e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me republikën e Maqedonisë”, tha ai.
Kurse Menduh Thaçi tha se “tashmë është e qartë se nuk është vetëm kënaqësi të takohesh me kryeministrin shqiptar, por mbas këtyre takimeve, çdokush merr energji për të ecur përpara”.
“Sigurisht, qasja e Shqipërisë është miqësore ndaj Maqedonisë, por, në të njëjtën kohë, është edhe një qasje e përkujdesjes ndaj të drejtave të shqiptarëve këtu. Unë e sigurova Kryeministrin se partia jonë do të japë kontribut maksimal konstruktiv në rrugën e integrimeve drejt NATO-s dhe Unionit Europian, por, në të njëjtën kohë, nuk do të lëshojmë pe e pandërprerë do të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve.
Ligjërisht ne këtë punë e kemi se jemi opozitë e shqiptarëve këtu. Sigurisht, në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë më i madh dhe duhet të kuptohet se Shqipëria mund të jetë vetëm aleati i Maqedonisë dhe asnjëherë kundërshtar. Të gjitha këto vizita, të gjitha këto deklarata e veprime politike janë mirëdashëse, të dalim prej kësaj situatë dhe të dalim prej kësaj ngecjeje drejt procesit integrues”, tha ai.