E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndjekje për 5 minorenët hajdut

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se kanë nisur procedurat penale për 5 minorenë të akuzuar për vjedhje. Personazhet e bandës së hajdutëve mbajnë inicialet: F.M, 13 vjeç, A.S, 13 vjeç, E.M, 15 vjeç, E.M, 14 vjeç, Xh.H, 14 vjeç, që të pestë banues në Tiranë.

Ata akuzohen pasi gjatë natës në rrugën Teli Ndini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë marrë 300 euro dhe 300 mijë lekë, duke hyrë nga dritarja e banesës.

Po të njëjtët dyshohen se më parë kanë vjedhur në rrugën Ferit Xhajko, banesën e një shtetaseje, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur kopshtin e fëmijëve nr.6, në rrugën Myslym Keta, kanë tentuar të vjedhin një bar kafe dhe në rrugën Ali Baushi, kanë vjedhur banesën e një shtetaseje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›