E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Kuvendi mbeshtetje Institutit per Krimet e Komunizmit

Është përuruar godina ku do të zhvillojë aktivitetin Instituti për Studimet e Krimeve të Komunizmit.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka thënë se institucioni që përfaqëson do të japë të gjithë mbështetjen këtij Instituti.

Instituti për Studimet e Krimeve të Komunizmit funksionon mbi ligjin e miratuar shkurtin e vitit të kaluar.

Puna humultuese e këtij instituti, vlerësohet e rëndësishme jo vetëm nga ana historike, por edhe për t’i dhënë një shpagim moral të gjithë vuajtësve të diktaturës më të egër të bllokut komunist.

“Shqipëria ka vuajtur diktaturën më të egër në të gjithë Europën Lindore.

Gjatë pothuajse 50 viteve, qytetarët shqiptarë kanë përjetuar genocidin më të egër”, tha ajo.

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit funksionon në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë muajin e vitit të kaluar.

Një detyrë e këtij Instituti, është edhe propozimi për kthimin e burgjeve famëkeqe në muze

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›