PS dorëzon në Kuvend projektin për ligjet që duan 3/5
Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin e Ligjeve draftin e propozimeve të saj për ligjet e rëndësishme që prej kohësh kanë mbetur peng në axhendën e Kuvendit për shkak se duan tre të pestat e votave. Sekretari i çështjeve ligjore në PS, deputeti Fatmir Xhafaj ka dorëzuar te kolegët e tij demokratë të Komisionit të Ligjeve këtë pakt të ri të PS-së për të mundësuar kalimin e këtyre ligjeve në Kuvend. PS e quan këtë një hap përpara nga ana e saj drejt arritjes së një marrëveshje që do të mundësonte bërjen e reformave të integrimit. Mbetet për tu parë nëse mazhoranca do ti marrë parasysh amendamentet e socialistëve. Deri më sot mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës që të votojë këto ligje duke e akuzuar për bllokim të reformave, ndërsa opozita ka argumentuar se smund të ngrejë kartonat me urdhrin e Berishës pa u rishikuar më parë hartimi i ligjeve.