Kryeministri Shqiperia dhe Maqedonia kane nje te ardhme - Integrimin e plote ne BE dhe ne NATO
Marrëdhëniet me Maqedoninë, paraqiten me rëndësi.
Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,
gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski, në Shkup, ndërsa ndodhet atje për një vizitë një-ditore.
“Do bëjmë gjithçka që potencialet tona turistike, të të dyja vendeve, të vihen në dispozicion të turistëve nga e mbarë bota.
Potenciali i jashtëzakonshëm turistik, duhet që të zhvillohet”, tha ai mes të tjerash.
Sipas tij, vendet tona kanë një të ardhme: Integrimin e plotë në BE dhe në NATO.
“Maqedonia, de facto, është anëtare e NATO-s, por ajo duhet që të zgjidhë më parë konfliktin me fqinjin jugor të saj.
Nga ana e saj Shqipëria, procesin e integrimit të saj në NATO dhe BE, e merr si një proces tërësisht të merituar”, tha më pas Berisha.
Më tej, i pyetur nga gazetarët maqedonas, kreu i qeverisë tha se maqedonasit dhe çdo qytetar i Shqipërisë, ka patur dhe do të kenë të drejtë të pamohueshme për t’u shkolluar në gjuhën që duan.
“Vendi ka standardet më të mira, sipas dokumentave ndërkombëtare të arsimimit të pakicave”, sqaroi ai.
Ndërsa në lidhje me çështjet rajonale, u shpreh se respektimi i kufijve të Kosovës është rruga më e mirë për rajonin dhe të ardhmen e tij.
... (vijon)