E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Thaci: Shqiptaret, rol ne Maqedoni

Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me kryetarin e Partise Demokratike te Shqiptareve te Maqedonise, Menduh Thaci. Gjate ketij takimi u diskutua rreth zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi ne Maqedoni dhe ne rajon. Nje teme e rendesishme e takimit ishte mbajtja e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare ne Maqedoni. Ne kete kontekst, Kryeministri Berisha vleresoi rolin e partive shqiptare ne Maqedoni dhe ftoi te gjithe qytetaret shqiptare te Maqedonise te angazhohen per nje proces zgjedhor demokratik, te qyteteruar dhe paqesor. "Me kryetarin e Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni diskutuam ne teresi mbi zhvillimet ne Shqiperi, zhvillimet ne Maqedoni dhe rajon. Une e njoha z. Thaci me risite e reformes se thelle elektorale dhe reformes kushtetuese, si nje zhvillim jashtezakonisht i rendesishem per vendin. E njoha gjithashtu zotin Thaci me reformat ne teresi", u shpreh Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›