Gjermanet, qender arsimi profesional ne Kamze
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha priti diten e djeshme ne nje takim ministrin e Ndertimit dhe Transportit te Landit te Turingut ne Gjermani, Andreas Trautvetter. Ministri gjerman Trautvetter, duke e falenderuar Kryeministrin Berisha per mikpritjen, theksoi se qellimi i kesaj vizite eshte bashkerendimi me palen shqiptare per ndertimin e nje Qendre te Arsimit Profesional ne bashkine e Kamzes, projekt i cili se shpejti pritet te behet realist. Ne kete kuader, Trautvetter theksoi se gjate kesaj vizite delegacioni gjerman zhvilloi nje sere takimesh te frytshme me ministrin e Arsimit, me ministrin e Transporteve, me Dhomen e Tregtise, me Shoqaten e Ndertuesve, ne menyre qe projekti i Kamzes te filloje sa me shpejte zbatimin. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha, pasi falenderoi ministrin Trautvetter per angazhimin e tij per ndihmen e tyre ne kete projekt, theksoi se qeveria shqiptare i ka dhene nje rendesi te madhe zhvillimit te arsimit profesional, duke investuar ne projekte dhe nisma qe do te ndryshojne raportin mes arsimit profesional dhe atij te pergjithshem ne vend. Kreu i qeverise deklaroi se hapja e shkollave profesionale ne vend eshte edhe nje nga angazhimet kryesore ne vend. Po keshtu, Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine dhe vleresimin e tij per bashkepunimin mjaft te frytshem mes Gjermanise dhe Shqiperise, duke theksuar se Shqiperia eshte e privilegjuar qe ndodhet ne krye te vendeve, ku Gjermania investon me shume. Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu falenderimin e tij dhe te qeverise shqiptare per mbeshtetjen e Gjermanise ne marrjen e fteses per ne NATO, si dhe ndihma permes eksperiences se vyer te ketij kombi te zhvilluar ne ecurine dhe zhvillimin e shume fushave ekonomike e sociale per arritjen e standardeve qe NATO dhe proceset integruese kerkojne nga Shqiperia. Kreu i qeverise Berisha theksoi se investimet dhe mbeshtetja e Gjermanise eshte e shtrire suksesshem ne te gjitha fushat e zhvillimit te vendit dhe ne mbare zonat e tij dhe eshte ne prioritetin e qeverise shqiptare rritja e ketij bashkepunimi. Ne fjalen e tij ministri i Trautvetter tha se ndihma e Landit gjerman te Turingut do te jete edhe me e gjere, duke filluar qe nga pajisjet e ndryshme per shkollimin profesional, ne trajnimin e stafit pedagogjik qe do te beje kualifikimin profesional, si dhe ne fusha te tjera te zhvillimit. Kryeministri Berisha dhe ministrin Trautvetter u ndalen edhe ne potencialet e shumta te Shqiperise, te cilat mund te jene nje fushe e frytshme e bashkepunimit mes dy vendeve, si ne shfrytezimin e potencialeve hidrike, ne burimet e tjera te energjise, ne rrjetin e furnizimit me energji.
Ministri i Ndertimit dhe Transportit te Landit te Turingut ne Gjermani, Andreas Trautvetter i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet e ngrohta te Kryeministrit te Landit te Turingut si dhe ftesen per te vizituar Landin e Turingut, nje nder me te zhvilluarit dhe te pasurit e Gjermanise.